Sport

Armando Duka: Ky vendim nuk ndryshon marrëdhëniet me Platininë

duka platini

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka thënë se ndihet i zhgënjyer nga vendimi i UEFA-s.
Megjithatë, ai thotë se priste një vendim të tillë. “Jam i zhgënjyer, po ndoshta dhe e prisja. Nuk jam i sigurtë se çfarë duhet thënë tani. I zhgënjyer duke pretenduar që do kishte një vendim juridik sportiv të drejtë.
Por, e prisja këtë vendim, duke dëgjuar deklaratat që i kanë paraprirë Komisionit.
Për mua është një vendim që nuk i bën mirë askujt, nuk i bën mirë futbollit, përmirësimit të klimës së futbollit, largimit të dhunës. Nuk e di se çfarë precedenti do të krijojë ky vendim. Ne nuk do ta bëjmë kurrë, por një skuadër tjetër të rrahë futbollistët në fushë dhe të marrë tre pikët në tavolinë? Nuk e di!”, ka thënë Duka për Ora Neës
Për Dukën vendimi i sotëm i UEFA-s ishte një kompromis politik. “Një ndeshje nderprerë për probleme disiplinore duhet ta fitojë një skuadër.
Ky është një lloj kompromisi politik, i jep tre pikë dhe i merr tre pikë. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi sportive”. I pyetur sesa ndikoi raportimi jo real i ndeshjes nga gjyqtari, Presidenti i FSHF-së tha: “Nuk ka të bëjë , ata kanë pasur në tavolinë të gjitha faktet që ajo ishte një fushë në të cilën nuk mund të luhej.
Në bisedat joformale me çdo zyrtar më është pohuar se anjë skuadër nuk mund të rihynte në këtë fushë.
Nuk jam i zhgënjyer vetëm për pikët e Shqipërisë, por për mosdistancimin e institucioneve nga dhuna”.
Ndërkohë, ai tha se “marrëdhëniet me Mishel Platini do të vijojnë të jenë të njëjta”. “Kjo nuk do të thotë se ne do të prishim marrëdhëniet me asnjë lloj institucioni të futbollit. Ne kemi këndvështrime të ndryshme për çështje të ndryshme, por marrëdhëniet do të vazhdojnë të jenë të njëjta”, ka thënë Duka./TemA/

Leave a Reply

Back to top button