Nunc est Bibendum

Aromë Shën Mhilli

IMG_67077Andi Qinami

Emër kuptimplotë për këtë pionier të enologjisë së thyeshme shqiptare. E çfarë e lidh emrin e serafinit Mikel, sipas shkrimeve të shenjta, komandat i ushtrisë. qiellore, me këtë verë të kuqe të Shqipërisë së mesme?

Janë pikërisht rrënojat e bazilikës një mijë e pesëqind vjeçare të Shën Mhillit, që dikur ngrihej në kodrat e Arapajt, të famshme për mozaikun plot shije që për fat ruajtën kaq mirë ndër vite. E pra jane këto kodra që bashkë me kriperat minerale që këtu nëntoka përmban, ekspozimin ndaj diellit dhe ndikimin e detit Adriatik e të erërave që këtu alternohen, ofrojnë terroir-in e aftë të zhvillojë një të kuqe të tillë.

Këtu lind Shën Mhilli, si rezultat i teknikave të kujdesshme të kultivimit, vjeljes, vinifikimit dhe rafinimit në barriques në kantinën e një stili toskan ndërtuar në respekt maksimal të ambientit e peisazhit spektakolar që karakterizon fshatrat Arapaj, Eminas e Shesh.

A mos është Shën Mhilli themeluesi i një mënyre të re të bëri të kuqe, pikënisja e një përshkallëzimi të ngjashëm me atë të histories së supertuscan-s, që shkaktoi Tignanello? Ndoshta, por mund t’ju them se që tani është e arrirë.

Ky blend i mirëprovuar kohë më parë diku tjetër – më konkretisht në krahinen franceze të Bordeaux-së, është shndërruar menjëherë në një fuori-classe.

Do të kthehet apo jo ndonjëherë në emërtim origjine të kontrolluar – kuptohet, nëse do të ketë ndonjë rregullim ligjor të sektorit, siç shpresohet – apo do të vazhdojë thjesht të dokumentojë rezultatin e mirë të gërshetimit të llojeve cabernet sauvignon, merlot e petit verdot, pak rëndësi ka. Të vëmendshmit do të vazhdojnë, në kohë, ti njohin meritat profetike kësaj vere monumentale.

Nuk kanë munguar në fakt, që shpejt, vlerësimet dhe çmimet.

Më 23 dhjetor të vitit të kaluar, një juri ndërkombëtare i legjitimoi podiumin, duke i dhënë vendin e parë mes konkurruesve të tjerë shqiptarë.

Më të ndjeshmit nga shijuesit e kësaj vere rezultojnë të jenë pikërisht ata që tradicionalisht kanë konsumuar verëra bordoleze duke kontribuar në lartësimin e saj ndër shekuj. Britanikët, pra, janë sot klientët me të mirë të kësaj vere. Ata që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që kanë mundur ta shijojnë Shën Mhillin në ishull.

Çmimi? Shpreh ndoshta raportin cilësi-çmim më të mire në vend. Cilido shijestërvitur, teknik apo jo qoftë, me sytë e mbyllur, do ti jepte të paktën deri në 20- 30 euro si çmim në pikëshitje.

Por në të vërtetë, kushton shumë më pak.

Edhe në rajon kjo verë zor se ka rivalë. Dhe jo vetëm për çmimin ndaj cilësisë, por edhe në vlera absolute karakteristike të një produkti elitar.

Kjo e verë do të bënte krenar krijuesin e saj edhe përtej detit, atje ku sidomos në jug, i apasionuari arrin akoma, të paguaje drejtë një të kuqe cilësore. Shën Mhilli përmbledh dhe ripaguan jo vetëm territorin, por edhe dashurinë, mundin dhe besimin që prodhuesi i dedikoi.

Ndoshta është tendencë personale, të tërhiqem nga sqima e qelqit të errët dhe e etiketës së zezë, bashkë me gjysmë rrethin e arte dhe mozaikun qindravjeçar që mbi të gjejmë të riprodhuar, por obiektivisht, nuk mund të mos përmendet kujdesi i treguar në elemente që garantojnë ruajtjen e mbarë të produktit, përveçse paraqitjen joshëse të tij.

Kur arrijme tek eksperienca e shijimit, sommelier-i duhet të më falë, por nuk mund të ndalem së thëni timen….. me liçencën e një verëdashësi ama.

Trupi është i plotë, taninet nuk mungojnë, shija të shoqëron gjatë …. e më shumë se një bordeaux klasike, të nënshkruarit i kujton një Castel del Monte fisnike, të kodrave pulieze të të njëjtave lartësi.

unnamed (3)Jua lë juve evidentimin e aromave të çliruara si dhe shijeve fundore që aty do të gjeni.

Në qarkullim ekzistonvetëm versioni i 2010-ës. Për sa i përket eksperiencës së shijimit,… është një must. A është jetëgjatë? Koha do ta tregojë…..por ju lutem mos humbni rastin të shijoni shishet në qarkullim… në fund të fundit asnjë vit nuk i ngjan krejtësisht një tjetri.

Për sa i përket kombinimit me ushqimin, kjo e kuqe është bijë e tokës kodrinore shqiptare e prandaj si rregull, do të shoqëronte fort mirë gatimet kryesore të guzhinës tradicionale kudo më në brendësi të brigjeve të vendit.

Prodhuesi na fton ta shoqërojmë me gatime të mishit, shpendë të egër e djathë të stazhionuar, por më besoni, thjesht do të shkëlqente, edhe pranë një T-bone steak-u, si ajo e Ceni’s restaurant në Tiranë.

Leave a Reply

Back to top button