Shendeti

Arsyet se pse fruti i bananes nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja

Bananet janë fruta ushqyese që marrin pjesë në rolin e kujdestarit të shëndetit tonë. Të pasura me vitamine, minerale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël sjell edhe shumë përfitime.

Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër të vjellave dhe konstipacionit, si dhe janë një burim energjie. Bananet janë fruta në dispozicion, të cilat mund t’i merrni gjithkund sepse janë të lehta për t’i konsumuar.

Por, a e dini se edhe lëvorja e bananes nuk është për ta hedhur, sepse fsheh anët e saj pozitive? Ja disa nga përfitimet më të popullarizuara nga bananet ekzotike:

Aleat kundër akneve

Bananja e shtypur, por edhe vetë lëvorja e brendëshme e bananes, mund të ndikojnë si antibiotik natyral, por edhe lufton kundër inflamacioneve. Që t’i shfrytëzoni bananet në luftë kundër akneve, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën e fytyrës, butësisht lyeni aknet me lëvoren e brendëshme të bananes. Të nesërmen, në mëngjes pastroni fytyrën me ujë të vakët.

Ilaç kundër fryerjes të shkaktuar nga sindromi paramenstrual

Kaliumi i cili gjendet në banane ndalon mbajtjen e lëngjeve në trup, që është paraqitje për sindromin paramenstrual. Përveç kësaj, bananja do të ju jape energji dhe do të ju mbajë për kohë më të gjatë, andaj do të harroni në dëshirën që të “mbusheni” me ushqim jo të shëndetshëm.

Zvogëlim i kruarjes nga pickimi i mushkonjave

Mos e hedhni lëvoren e bananes gjatë verës, sepse mund të ju ndihmojë për ta zvogëluar kruarjen irituese të shkaktuar nga pickimi i mushkonjave. Thjesht, me lëvoren e brendëshme të bananes lyeni vendin e pickimit. Kështu do ta zvogëloni skuqjen, por edhe nevoja për kruerje do të largohet.

Banane + Ujë = Ilaç kundër dehjes

E keni tepruar me alkool? Para se të bëheni gati për gjum, hani të paktën një banane dhe pini 1-2 gota ujë. Dehja është rezultat i dehidrimit, kurse duke kombinuar banane + ujë do të arrini të luftoni kundër saj. Gjatë kohës së dehjes njerëzit urinojnë më shumë nga normalja dhe humbin shumë lëngje dhe kalium, kurse bananja është e pasur me kalium. Ky frut e rregullon edhe balansin e elektrolitëve në trup, i cili mund të çrregullohet për shkak të vjelljes dhe urinimit të shpeshtë.

Parandalim i sindromit të udhëtarit

Udhëtimi është njëri nga aktivitetet që urreni më së shumti për shkak të neveritjes së padurueshme? Para se të niseni në rrugë, hani një banane. Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë, por gjithashtu e zvogëlojnë intenzitetin e vjelljes. Rrezik i zvogëluar nga sulmi në tru. Konsumimi i tre bananeve gjatë ditës, zvogëlon rrezikun nga ataku në tru me 21%, ka treguar hulumtimi i bërë në 250 000 persona në periudhë 30 vjeçare. “Fajtori” kryesorë për këtë është kaliumi, i cili zvogëlon shtypjen e gjakut, e cila nga ana e saj është shkaktari kryesorë për sulmin në tru.

“Karburant” para ushtrimeve

Planifikoni të djersiteni mirë në fitnes hallën? Hani një banane. Ajo do të ndikojë si “karburant” për muskujt tuaj, por edhe do të ju japë energji për ta rritur qendrueshmërinë. Kombinoni bananen me puter nga kikirikat për të marrë një ushqim ideal të pasur me karbohidrate dhe proteina.

Sistem digjestiv i shëndoshë

Bananet janë mik i juaj edhe gjatë kapsllëkut dhe diaresë. Fibrat natyrale që gjenden në banane ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të sistemit tretës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button