Një prej sekreteve që kontribuan në suksesin e produkteve të mollës, ishte vëmendja edhe për detajet më të vogla. Në këtë pikë Jobs kishte një obsesion të vërtetë, që e bënte ti mbushte me kërkesa të vazhdueshme për përmirësime bashkëpunëtorët e tij. Një shembull? “Pak përpara nxjerrjes së iPodit në treg”, shkruhet në librin “Në Kokën e Steve Jobsit” të Leander Kahney, “ishte kundër sepse spina e kufjeve nuk prodhonte një klikim të kënaqshëm, kur futeshin apo nxirreshin kufjet. Prandaj urdhëroi n jë inxhinier që të fuste në të gjithë iPodët që do u shpërndaheshin gazetarëve dhe vip-ave me rastin e prezantimit të produktit, një spinë të re që prodhonte një zhurmë të pranueshme”.
Less than a minute