Covid19

Austria tregon se çfarë duhet bërë me të pavaksinuarit

Nga dita e hënë 15 nëntor, në Austri ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të qëndrojnë në izolim. Leja për të dalë nga shtëpia vetëm për nevoja të vërtetuara

Në disa vende, laku ka filluar të forcohet rreth atyre që refuzojnë vaksinën kundër Covid. Qeveria e Singaporit ka vendosur, për shembull, se ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të paguajnë për trajtimin nga xhepi i tyre nëse përfundojnë në spital për shkak të Coronavirusit. Në Austri, nga dje – e hënë 15 nëntor – fillon bllokimi selektiv: i rezervuar ekskluzivisht për ata që refuzojnë vaksinën për arsye arbitrare. Shkalla e vaksinimit në mesin e popullsisë austriake është ndër më të ulëtat në Evropë: rreth 65% kanë marrë të dyja dozat. Dhe, kështu, nga mesnata e datës 14 nëntor, ndalimi i daljes nga shtëpia ka hyrë në fuqi për të pavaksinuarit, përveç nevojave të vërtetuara si shkuarja në punë, shkuarja për kontrolle mjekësore apo përdorimi i mallrave thelbësore si pazari.

“Austria ka një shkallë të ulët të vaksinimit, situata e pandemisë është serioze dhe ne nuk po e bëjmë këtë hap kollaj, por fatkeqësisht është i domosdoshëm”- shpjegoi kancelari austriak Alexander Schallenberg.  Fillimisht, qeveria austriake mendoi të zgjeronte detyrimin e Green Pass ashtu siç bëri Italia. Por, duke pasur parasysh situatën e spitaleve, u bë e nevojshme një masë më e ashpër: “Është detyra jonë si qeveri e Austrisë të mbrojmë njerëzit. Ndaj vendosëm që nga e hëna të ketë një izolim për të pavaksinuarit”, përfundoi kancelari. 

Sipas agjencisë austriake të lajmeve Apa, bllokimi do të prekë rreth 2 milionë njerëz në një vend me 8.9 milionë banorë. Fillimisht do të zgjasë 10 ditë – por mund të rinovohet nëse popullata e refuzon me kokëfortësi vaksinën – dhe policisë i është kërkuar të kontrollojë njerëzit që dalin në rrugë për t’u siguruar që janë të vaksinuar. Shkelësit do të gjobiten me 1450 euro. Personat e vaksinuar, personat e shëruar nga Covid dhe fëmijët nën 12 vjeç janë të përjashtuar nga bllokimi. Qeveria austriake tashmë po mendon për kufizime të reja si rikthimi i shtetrrethimit në orën 22:00 për të gjithë në mënyrë që të shmangen sa më shumë grumbullimet. Deri më sot, në fakt, vendi ka 850 raste javore për çdo 100 mijë banorë.

Megjithatë, vaksinimi me dy doza nuk mbron nga rreziku i kontraktimit të virusit ose infektimit të njerëzve të tjerë. Vaksina është funksionale për të reduktuar mundësinë për t’u infektuar rëndë dhe, për rrjedhojë, për të përfunduar në kujdesin intensiv ose vdekur. Së fundmi vdekja e një polici 59-vjeçar – i infektuar me Covid, pavarësisht se i kishte marrë tashmë të dyja dozat – ka ngritur pyetjen se, edhe pas vaksinës, është ende e rëndësishme të respektohen masat e sigurisë. 

Back to top button
Close
Close