Sport

Avokati: Fushata kundër Suarezit, komplot europian

sportAvokati i Luis Suarez beson se fushata evropiane kundër sulmuesit kontrovers Suares, i cili të mërkurën është duke u mbrojtur pasi që akuzohet për kafshim të mbrojtësit italian Chiellini, është një konspiracion evropian. Ai ka thënë se tërë kjo zhurmë bëhet nga europianët për ta dëmtuar lojën e bukur të Uruguait. “Ne nuk kemi asnjë dyshim që kjo ka ndoshur sepse Suarez ai ëshë Suarez dhe se Italia për herë të dytë rresht eliminohet herët nga Botërori”, tha anëtari i bordit të federatës së Uruguait Alejandro Balbi, i cili është edhe avokat i Suarez. “Është e çuditshme sepse kemi presion shumë të madh vetëm nga Anglia dhe Italia”, tha Balbi për radion e Uruguait. “Ne jemi duke e pastruar këtë konspiracion me argumente mbrojtëse”.

FIFA është duke e hulumtuar incidentin që ndodhi gjatë së martës në ndeshjen e grupit D, ku kafshimi zuri tituj e tërë gazetave të botës. Fitorja e Uruguait i kalojë ata tutje ku do të ndeshen me Kolumbinë për të luftuar për një kualifikim tjetër. “Ka mundësi që e atë suspendojnë, sepse kanë një precedan, por ne besojmë se kjo ka ndodhur si pasojë e ndeshjes dhe një ndeshje të tyre, sepse nëse Chiellini tregoj krahun, Suarez mund të tregojë vetullën e cila ka mbyllur pothuajse syrin e tij. Ky është një konspiracion evropian sepse ata (Anglia dhe Italia) nuk arritën që të kalojnë asnjëra grupin”, tha ai.

Leave a Reply

Back to top button