Babai i Neymar ka folur edhe një herë për transferimin sensacional të djalit të tij, prej 222 milionë Eurosh, tek Paris Saint-Germain, për të shpjeguar pikërisht pse ai u largua nga Barcelona.
Braziliani tronditi globin kur i tha lamtumirë Lionel Messit dhe të tjerëve, për t’u bashkuar me gjigandët e Ligue 1, duke thyer rekordin e transferimeve.
Thashethemet mbi arsyen pse ndjeu nevoje të largohet nisën të dalin në sipërfaqe, teksa disa thanë se donte para shtesë apo që të largohej nga hija e Messit.
Por në një intervistë me Telefoot, babai i Neymar ka pohuar se qëllimet e djalit të tij ishin më të admirueshme sesa sugjerimet e mësipërme.
“Miqtë e tij Messi, [Luis] Suarez, [Ivan] Rakitic dhe [Gerard] Pique, të gjithë u përpoqën për ta mbajtur. Ishte shumë e vështirë, por Neymar me të vërtetë donte të vinte”, tha ai.
“Ai donte këtë sfidë dhe ne e mbështetëm atë, por vendimi i tij për të ardhur në Paris më zuri në befasi. Këtë herë oferta e Paris Saint-Germain ishte shumë interesante, dhe ideja për të fituar Ligën e Kampionëve dhe ligën e ka kënaqur”. / Bota.al