Sport

Nis “lufta” mes UEFA-s dhe FIFA-s. Kërkohet “koka” e Sep Blaterit

Screen Shot 2015-05-28 at 17.05.56

Skandali i arrestimeve, FIFA rrezikon të mbetet pa sponsorë

UEFA,  ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë natës duke bërë presion mbi Sepp Blatter dhe duke u bërë thirrje që FIFA të shtyjë zgjedhjet e saj presidenciale me gjashtë muaj.

UEFA tha se zhvillimet e ditës së mërkurë ishin “një katastrofë për FIFA-n” dhe bëri thirrje për një ndryshim të udhëheqjes. Një deklaratë UEFA thekson “Këto ngjarje tregojnë, edhe një herë, se korrupsioni është rrënjosur thellë në kulturën e FIFA-së”.

Kongresi i ardhshëm i FIFA rrezikon të shndërrohet në një farsë dhe për këtë arsye shoqatat evropiane të futbollit do të duhet ta konsiderojnë me kujdes nëse duhet edhe të marrin pjesë në këtë Kongres dhe shmangin  gabimet në sistem, i cili  në qoftë se nuk ndalet, në fund  do të vrasë futbollin.

Anëtarët e komitetit ekzekutiv të UEFA janë të bindur se ekziston një nevojë e madhe për ndryshimin në presidencën e  FIFA dhe fuqimisht besojmë se Kongresi i FIFA-s duhet të shtyhet dhe që  zgjedhjet e reja presidenciale të FIFA, të organizohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm”, thuhet në reagimin e UEFA.

Nga ana tjetër edhe qeveria britanike ka kërkuar largimin e presidentit të FIFA-s, Step Blater. Sipas britanikëve ai është fajtori kryesor për skandalin e korrupsionit në institucionin më të lartë të futbollit. Sekretari i jashtëm i Britanisë Philip Hammond tha se miliona dhe miliarda fansa të futbollit dëshirojnë të shikojnë një lojë të pastër jo të manipuluar nga presidenti i FIFA-s,  i cili duhet të largohet sa më parë.

Skandali i FIFA-s rrezikon jo vetëm drejtuesit dhe strukturën e saj drejtuese, por edhe financat. Kompanitë e mëdha si Koka Kola, Adidas, Viza, Hondai apo Mekdonalds po mendojnë të largohen dhe të mos bëjnë marketinga me institucionin më të lartë të futbollit, FIFA-s

Leave a Reply

Back to top button