Motivuese

Babai që kujdeset për fëmijët e vet nuk “ndihmon”, ushtron atësinë

“Një baba nuk është ai që jep jetë, një baba është ai që rrit me dashuri fëmijën”

Një baba që i përgjigjet të qarave të djalit të tij, i cili e tund, që i ndërron pelena, dhe që i mëson fjalët e para, nuk “ndihmon” nënën e tij, por është duke kryer rolin më të bukur dhe të përgjegjshëm të jetës së tij: atësinë. Këto janë sigurisht nuanca të gjuhës që, si një kurth i fshehur, shumë shpesh na mashtrojnë dhe ne duhet të fillojmë të luftojmë.

Në ditët e sotme, dhe për habinë tonë, vazhdojmë të dëgjojmë shumë njerëz të cilët, me zë të lartë, thonë gjëra si “burri im më ndihmon me punët e shtëpisë” ose “unë ndihmojë gruan time për t’u kujdesur për fëmijët.” Është sikur detyrat dhe përgjegjësitë e një shtëpie dhe të një familjeje të kishin një përkatësi specifike, një shenjë që lidhet me seksin dhe për të cilën ende nuk e kemi çliruar plotësisht veten.

Figura e babait është po aq e rëndësishme sa ajo e nënës. Përkundër kësaj, është e qartë se lidhja e parë e ngushtë e të porsalindurit gjatë muajve të parë të jetës përqendrohet te figura e nënës. Megjithatë, në ditët e sotme, imazhi klasik i babait që përmban të gjithë autoritetin e hekurt dhe që përfaqëson mbështetjen ekonomike të shtëpisë, nuk pasqyron më realitetin dhe duhet të eliminohet.

Duhet t’i japim fund skemës patriarkale tashmë të vjetëruar, në të cilën çështjet “seksualizohen” në ngjyrë rozë ose blu, me qëllim që të nxisin ndryshime reale në shoqërinë tonë. Për të pasur sukses, duhet të nxisim ndryshime në mjedisin privat të shtëpive tona dhe, mbi të gjitha, në gjuhën tonë.

Sepse babai “nuk ndihmon”, nuk është një person që herë pas here shkon në shtëpi dhe lehtëson punën e partneres. Një baba është një prind që e di se si të jetë i pranishëm, i cili i do dhe kujdeset për fëmijët e tij dhe që merr përgjegjësinë për atë që i jep kuptim jetës së vet: familjes.

Leave a Reply

Back to top button