Sport

Baloteli: Ne zezakët nuk e shesim kurrë vëllain, e turpshme që gjithë fajin ma hedhin mua

baloooMario Baloteli ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, pas eleminimit të Italisë nga Botërori, eleminim për të cilin ai është cilësuar si një nga përgjegjësit kryesorë. Baloteli thotë se ai e ka ndërgjegjen e pastër, pasi ka dhënë gjithçka në fushë. Duke iu përgjigjur akuzave të Bufonit dhe De Rosit, Baloteli ka thënë se zezakët, siç e quajnë atë në Itali, nuk e shesin kurrë vëllain. “Jam Mario Baloteli, 23 vjeç dhe kam zgjedhur të jem italian. E kam dashur fort, sepse kam lindur në Itali dhe kam jetuar gjithmonë në Itali.

E doja fort këtë Botëror dhe jam i trishtuar, i zemëruar dhe i zhgënjyer me veten time. Po, ndoshta duhet të kisha bërë gol me Kosta Rikën, siç thoni ju, po pastaj? Kush është problemi? Faji për dështimin nuk duhet t’i hidhet vetëm Mario Balotelit, sepse unë dhashë gjithçka nga vetja ime dhe nuk kam gabuar asgjë nga ana karakteriale. Kështu që kërkoni një justifikim tjetër, sepse unë e kam ndërgjegjen e pastër dhe do të eci përpara me kokën lartë. Krenar, sepse kam dhënë gjithçka për vendin tim. Ose ndosha, siç thoni ju, nuk jam italian. Por, afrikanët nuk do ta shisnin kurrë një vëllain e tyre. Kurrë. Në këtë pikë, ne zezakët, siç na quani ju, jemi shumë vite përpara. Turp nuk është të mos shënosh një gol dhe të mos vraposh, turp janë këto gjëra” shkruan Baloteli. Ai është marrë në mbrojtje edhe nga ana e drejtuesve të Milanit, pas akuzave se nuk është impenjuar sa duhet me kombëtaren. /TemA/

Leave a Reply

Back to top button