Sport

Balotelli: Nëse mposhtim Kosta Rikën, dua të më puthë Mbretëresha e Anglisë

balo1Sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, ka thënë se ai kërkon që mbretëresha e Anglisë t’i japë atij një puthje në faqe në shenjë falënderimi në rast se Azzurët mposhtin Kosta Rikën. Disfata e Anglisë ndaj Uruguait do të thotë se ata varen nga një fitore e Italisë ndaj Kosta Rikas në ndeshjen vendimtare që zhvillohet të premtën.

Nëse Italia barazon me Kosta Rikën atëherë do të eliminohet Anglia dhe Balotelli ka kërkuar që mbretëresha ta puthë atë në faqe në shenjë falënderimi në rast se e mposhtin Kosta Rikën. “Dua puthje nga mbretëresha angleze nëse mposhtim Kosta Rikën”, ka thënë SuperMario.

Leave a Reply

Back to top button