Sport

Barça ka gjetur zëvendësuesin e Pedros?

Screen Shot 2015-08-27 at 1.10.03 PM

Me largimin e Pedro Rodriguez te Chelsea në Premier League, Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të prespektivës dhe që jep siguri si zëvendësues në rastet kur do të mungojë një nga tre yjet e sulmit. Mediat spanjolle kanë zbuluar se drejtuesit blaugrana interesohen për suluesin e Monacos Anthony Martial, për të cilin klubi i Principatës kërkon 20 milionë euro. 19-vjecari është pikë referimi në sulmin e Monacos dhe konsiderohet një elementët më premtues të futbollit francez. Martial është formuar si futbollist te Lyoni, që përfitoi 5 milionë euro nga shitja e tij në 2013 te Monaco. Ai ka debutuar në moshën 17-vjecare me përfaqësuesen U-21 të Francës, ndërsa sezonin e kaluar është aktivizuar në 46 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola me fanellën e Monacos në Ligën e parë franceze. Me 21-vjecarët e Francës ka shënuar 2 gola në 10 ndeshjem ndërsa pritet të marrë ftesë nga Didier Dechamps, i cili mund ta grumbullojë në finalet e Euro 2016./SS

Leave a Reply

Back to top button