Sport

Barcelona / Lamtumira dhe hatërmbetje, tension i lartë para dy finaleve

Screen Shot 2015-05-27 at 21.27.54

Të hënën një darkë mes të gjithë futbollistëve, me bashkëshortet dhe pa stafin teknik apo drejtuesit, dje pushim, sot rikthim në stërvitje për t’u përgatitur për dy finalet. Sprinti për tripletën ka nisur: në Shtëpinë e Barcelonës ka optimizëm, por të gjithë përpiqen të qetësojnë euforinë që ka prekur mbi të gjitha tifozët.

INFERMIERIA

Janë dy futbollistët që të hënën kanë punuar vecmas grupit: Mathieu dhe Suarez. Për të dy probleme muskulore, por asgjë e rëndë. Francezi do të jetë gjithësesi në bankinë, ndërsa uruguajani, që nuk luan prej 12 majit, do të jetë titullar i sigurtë të shtunën në Camp Nou. Elementët e tjerë të skuadrës janë mirë.

Axhenda/Kalendari

Duhen edhe katër ditë deri në të parën e dy finaleve, etapa e dytë drejt tripletës, që në këtë garë të jashtëzakonshme paralele, Juventusi e ka mbyllur me fitoren ndaj Lacios. Barcelona pret në Camp Nou Atletikon e Bilbaos. Në letër një viktimë për t’u flijuar, në fund të ligës ishte 39 pikë larg Barcelonës. Sidoqoftë, është një sfidë ku asgjë nuk është e sigurtë. Barcelona stërvitet me dyer të mbyllura dhe pa konferenca shtypi sot e nesër. Të premten, mikrofonët do të jenë vetëm për Luiz Enriken.

Ambienti

Në darkën e të hënës është folur për largimin e Ancelotit, për mbështetjen publike të trainerit italian nga ana e Ronaldos, për kuriozitetin që ngjall mbërritja në MAdrid e Benitezit. Takimi në restorantin Can Ferran u organizua për Ksavin, i cili të hënën ka drekuar në po të njëjtin restorant me një tjetër ish të famshëm: ish presidentin laporta, i cili duhet ende të heqë dyshimet në lidhje me një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e verës.

Për Ksavin, në Francë Le Parisien bën të ditur se në familjen katariote që e menaxhon, ka lindur ideja e huazimit të yllit të Barcelonës në skuadrën pariziene, përpara kalimit në Katar. Ksavi nuk ka dëshirë të shkojë të luajë për një rival të mundshëm të Barcelonës, dhe ka në mendje vetëm tërheqjen bashkë me familjen. Në frontin e brendshëm, Barcelona ka zgjedhur të mos përgjigjet për deklaratat shpërthyese të Dani Alvesit, i cili të hënën e sulmoi fort klubin.

Leave a Reply

Back to top button