Sport

Barcelona në kërkim të një mbrojtësi, kërkimet nisin nga prapavija e Napolit

Skuadra e Barcelonës edhe pse këtë verë bëri një merkato të mirë nuk mendoi shumë për pjesën mbrojtëse. Mungesa e një mbrojtësi të mirë është vënë re në shumë ndeshje dhe drejtuesit po mendojnë që këtë ta zgjidhin në merkaton e ardhshme. Kalidou Koulibaly i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij duke u bërë një “mur” për kundërshtarët në Serie A dhe jo vetëm. Por Napoli tashmë duket i rrezikuar të humbasë mbrojtësin, pasi skuadrat më në zë të Europës janë vënë në gjurmët e tij.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se Barcelona po kërkon të rinovojë repartin e mbrojtjes dhe sytë janë hedhur nga Italia, ku spikat mbrojtësi i Napolit. Te Barcelona e kanë të qartë se për ta shkëputur futbollistin nga Seria A duhet të shpenzojnë mbi 50 milionë euro. Koulibaly ka rinovuar kontratën me napolitanët deri në vitin 2021, por në marrëveshje nuk është përcaktuar asnjë klauzolë largimi. Emra të tjerë për mbrojtjen e Barçës janë Zagadou i Borussias së Dortmundit dhe Diakhaby i Lionit.

Leave a Reply

Back to top button