Sport

Barcelona në kërkim të një sulmuesi, harron Kutinjon tashmë sytë nga një tjetër futbollistë

Skuadra e Barcelonës duket se po vuan shumë për një sulmues, edhe pse Mesi dhe Suarez po bëjnë punën e tyre duke shënuar. Sulmuesi i Liverpulit ishte ëndrra në sirtar e kësaj vere për Barcelonën dhe duket se nuk e ka harruar ende. Por shpresat për Filipe Kutinjon janë shuar dhe blaugranasit po shohin për një tjetër talent.  Thoma Lemar është francezi 22 vjeçari, i cili tashmë është duke u vrojtuar nga Barça.

Por as Arsenal, që e kërkoi me ngulm në verë nuk ka hequr dorë dhe do të tentojë sërish afrimin e tij në muajin janar. Nga ana tjetër edhe Liverpool po kërkon për një profil të tillë si ai i francezit, për të zëvendësuar Filipe Kutinjon, që është thuajse i larguar nga ‘Anfield Road’.

Barcelona ka parë që të parakalohet nga PSG-ja në garën për afrimin e Kutinjos dhe menjëherë ka përgatitur planin B, që është pikërisht futbollisti i Monakos, Thomas Lemar. Vlera e kartonit të tij është rreth 70 milionë euro, por përfshirja e disa klubeve me potencë në garë, mund të sjellë një rritje të çmimit.

Leave a Reply

Back to top button