Sport

Barcelonës mund t’i ikë edhe ky lojtar i cantera-s

Gati për të thënë po. Rafinha Alcantara është i bindur nga Milani, projekti i kuqezinjve e josh dhe Barcelona nuk është më protagoniste: blerja mund të jetë e realizueshme, me hapjen e dritës jeshile nga mesfushori brazilian ndaj idesë së Fassones dhe Mirabellit, gati për ta bërë atë një pjesë të çmuar që do të mbyllte për bukuri merkaton e Milanit. Ka edhe më: Vincenzo Montella ka dhënë miratimin e tij në këtë operacion, Rafinha i pëlqen për cilësi dhe teknikë, si mesfushor krahu është i përsosur dhe madje mund të luajë më i avancuar kur është e nevojshme.

Ka dy pengesa për të kapërcyer. E para është e lidhur me formulën e transferimit: Milan do të ofrojë një huamarrje me të drejtë blerje, topin tani e ka Barcelona që sot dëshiron të kuptojë se si të strukturojë marrëveshjen. E dyta është konkurrenca e klubeve angleze, Rafinha në të vërtetë ka pasur aq shumë kërkesa prej vitesh në Premier League dhe agjentët e tij po i konsiderojnë të gjitha. Por Milani është aty. Rafinha është në listë … /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button