Sport

“I bardhë nuk lind, por bëhesh”. Libër për Ballotelin i prezantuar nga Thuram

Mario Balotelli of Italy“Mario Balloteli, fitues me topin” është libri i Mauro Valerit, që është prezantuar dje dhe ku fjalën e rastit e ka mbajtur ish futbollisti i kombëtares franceze, Lilian Thuram. “I bardhë nuk lind, por bëhesh. I zi nuk lind, por bëhesh. E kam mësuar këtë rregull mbi lëkurën time. Ur erdha në Francë isha 9 vjec… Më duhej të bëja llogaritë me një film vizatimor, “La Noiraude”: protagonistë ishin një lopë e zezë shumë budallaqe dhe një lopë e bardhë shumë inteligjente. Disa shokë të klasës më vunë emrin Noiraude, dhe kjo më trishtonte shumë, por pyeta veten: përse lopa budallaqe duhet të jetë e zezë? Përse më shihnin si një zezak dhe jo si Lilian? Dhe kështu u vetëdijësova për paragjykimet negativë për ngjyrën e lëkurës sime. Mendoj se e njëjtagjë i ka ndodhur Balotelit. Zbulimi i paragjykimeve për ngjyrën e lëkurës tënde është një tronditje e madhe, sepse nuhat që shumë njerëz duan që të jesh inferior. E vështirë t’i luftosh, sepse janë shprehje të një kulture të përhapur, frut i një të kaluare ku njerëzit jetonin të ndarë në grupe të kundërvënë mes tyre dhe të dalluar nga pikëpamja hierarkike: ne dhe ata, dhe ata nuk janë si ne, janë inferiorë. Kjo vlen për zezakët, për gratë, për homoseksualët”.

Leave a Reply

Back to top button