Your Life

Bëji gjërat sipas rëndësisë. Ndiqni këto hapa për të qenë të përqendruar tek ëndrrat tuaja

Nuk ka dyshim se të përqëndruarit në arritjen e suksesit, është një nga gjërat më të vështira për t’u bërë. Por pa u fokusuar në atë gjë, produktiviteti yt do të jetë i ulët dhe progresi yt drejt suksesit do të jetë minimal. Kështu që lind pyetja, “Cilat janë mënyrat e duhura për të qenë përherë të përqendruar tek ëndrrat që kemi?”. Ne kemi renditur pesë pika që do të të mbajnë të përqëndruar për të arritur çdo gjë që do në jetë.

  1. Ndiq rutinën e duhur.

Kur diçka të bëhet zakon, është e vështirë të heqësh dorë prej asaj gjëjë. Mirëpo është thelbësore që të bësh gjërat që duhen bërë, në vend të atyre që do të doje të bëje. Vetëm kështu mund të qëndrosh i përqendruar në ëndrrat e tua dhe të hedhësh hapa të mëdhenj çdo ditë. Pa një gjë të tillë, progresi do të jetë i vështirë, sepse nuk po përkushtohesh ti aq sa duhet në gjërat që duhen bërë. Të duhet disiplinë në rutinën tënde. Do të jetë e vështirë, por vetëm kështu mund të arrish drejt realizimit të ëndrrave të tua.

  1. Planifiko gjithmonë se çfarë është e rëndësishme.

Hapat e mëdhenj janë më të mirët për të të çuar më shpejt drejt suksesit. Por shpesh ata janë më të vështirët për t’u ndërmarrë, ndaj ne ju sugjerojmë hapa të vegjël për të arritur atje ku doni, por që do t’ju japin kënaqësi po njësoj si hapat e mëdhenj. Thjesht përcaktoni se çfarë është e rëndësishme për t’u bërë dhe shkoni në atë rrugë. Mos u shpërqendroni nga gjërat që ju bëjnë të devijoni nga rruga drejt ëndrrave tuaja. Thjesht ndiqni rrugën e duhur dhe sado të vegjël t’i hidhni hapat, prapë mos u mërzisni sepse edhe ato do t’ju çojnë drejt suksesit.

  1. Mëso të thuash “Jo”.

Fjala “Jo” është një fjalë që njerëzit e suksesshëm dinë se si ta përdorin. Kur njerëzit u kërkojnë të bëjnë diçka që shkon në të kundërt të synimeve që kanë, ata dinë se si t’u thonë “Jo”. Kështu që, nëse më parë bëje gjëra që bien ndesh me ato që do të arrish, mëso të thuash “Jo” dhe të mos i bësh më, në mënyrë që të mos shpërqëndrojnë nga rruga që ke nisur.

  1. Kujto se pse ke nisur.

Shpesh ndodh të bësh shumë punë dhe të mos shohësh rezultate. Kjo gjë bën që të harrosh edhe arsyen se pse ke nisur, megjithëse arsyen e ke shumë të qartë në mendjen tënde. Ndaj, çdo herë që do të hasësh një vështirësi të caktuar, duhet të kthehesh në vizionin fillestar që ke pasur, për të kujtuar se pse e ke nisur gjithçka. Ajo arsye duhet të jetë motivimi yt dhe për atë arsye po e bën gjithçka.

  1. Largohu nga gjërat që të dëmtojnë.

Nëse deri tashmë ke bërë gjëra që nuk të shërbejnë për të arritur atje ku synon, është mirë të largohesh sa më parë drejt tyre. Mos vrapo drejt gjërave që do, vrapo për t’u larguar nga gjërat që të dëmtojnë. Ky rregull është shumë i thjeshtë. Mendo sikur do të duhej të vrapoje ngaqë një ujk po të ndiqte dhe mendo sikur do të duhej të vrapoje drejt një makine me një milion dollarë që po ecte. Në cilin rast do të vrapoje më shpejt? Përgjigja është e sigurtë. Në rastin e parë, sepse në të dytin nuk do të kishe çfarë të humbisje. Ndaj, sado të mëdha të jenë ëndrrat e tua dhe sado shpejt do të duash t’i arrish, edhe hapat e vegjël mund të të çojnë drejt realizimit të tyre. Duhet fillimisht të largohesh nga ato që të dëmtojnë dhe më pas të mendosh si të arrish drejt gjërave që dëshiron. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button