Sport

Bënë shqiponjën me duar, FIFA nis hetimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit

FIFA ka nisur hetim disiplinor për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin pasi festuasn duke bërë shqiponjën në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Serbisë.

Komisioni I Disiplinës në FIFA vendosi të hapte një hetim disiplinor pasi dy futbollistët me origjinë shqiptare festuan duke bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë dhe kjo është mbajtur shënim në relacionin shoqërues të ndeshjes.

Tashmë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri rrezikojnë të gjobiten ose në rastin më të keq të pezullohen një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në FIFA dhe kjo mund t’u kushtojë shtrenjtë vetë futbollistëve por edhe Kombëtares “helvete” në prag të ndeshjes së fundit në grup me Kosta Rikën.

Federata serbe bëri ankesë në FIFA për mënyrën e festimit të golave të futbollistëve zviceranë që sipas tyre përmbante mesazh politik për “Shqipërinë e Madhe”.

Po ashtu për ndeshjen e luajtur në Kaliningrad është hapur hetim disiplinor edhe për Federatën serbe për mesazhet politike të shpalosura nga tifozët e saj në tribuna.

Po ashtu një hetim paraprak është hapur edhe për trajnerin e Seribisë Mladen Krstajic I cili pas ndeshjes deklaroi se VAR për serbët është njësoj si Gjykata e Hagës.

Leave a Reply

Back to top button