Sport

Biznesmeni serb: 1 milion euro për kokën e Ballist Morinës, që ngriti drone-n në Beograd

Ballist MorinaNjë biznesmen serb nga Çikago i ka ofruar mafias siçiliane 1 milionë euro për kapjen e autorit të ngritjes së dronit me banderolën e Shqipërisë së Madhe në stadiumin Partizani të Beogradit.
Policia serbe ka të dyshuar kryesor Ballist (Ismail) Morinën, 32 –vjeçarin nga Maqedonia që në fakt është takuar edhe nga disa personalitete shqiptare pas incidenteve në Beograd. Autoritetet serbe thonë se ai u filmua nga kamerat e një shkolle pranë stadiumit.
Biznesmeni serb ia bën ofertën mafias siçiliane për shkak se Morina jeton në Itali. Ai sqaron edhe kushtet e kësaj oferte. Mafia do t’i marrë 1 milioën eurot vetëm nëse Ballist Morina kapet gjallë dhe u dorëzohet njerëzve të tij në Çikago. Biznesmeni dëshiron të mbetet anonim. Në fakt, shfaqja e identitetit të tij do t’i hapte probleme me drejtësinë amerikane, pasi oferta e tij është kërcënim për jetën e 32 –vjeçarit Morina.
Ai e konsideron provokim të tmerrshëm të atdheut të tij ngritjen e dronit në Beograd dhe në këtë mënyrë kërkon të vendosë në vend nderin e humbur të serbëve në kryeqytetin e tyre./lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button