AnalizaMAIN

Bjellorusia: Rrënjët e krizës së diktaturës së fundit në Evropë

Polonia mbylli më 8 nëntor kufirin me Bjellorusinë, pasi rreth 3.000 emigrantë kurdo-irakianë u përpoqën që të hynin me forcë në këtë vend. Polonia dhe Bashkimi Evropian e kanë akuzuar zyrtarisht Bjellorusinë për shfrytëzimin e emigrantëve, duke i përdorur ata si armë kundër unionit.

“Regjisori i madh i këtij skenari është presidenti bjellorus, Aleksandër Llukashenko. Kriza midis qeverisë bjelloruse dhe Bashkimit Evropian nisi më 21 qershor 2021, kur Brukselivendos sanksione ndaj Minskut, duke e akuzuar presidentin Llukashenko për autoritarizëm, dhe sidomos për rizgjedhjen e tij të dyshimtë për një mandat të gjashtë në gushtin e vitit2020.

Në përgjigje të atyre që u cilësuan si ”ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran”, Llukashenko deklaroi se nuk do të kontribuojë më në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, duke i lejuar emigrantët që të kalojnë lehtësisht tranzit drejt Perëndimit, dhe duke nxitur kësisoj tensione të mëtejshme me vendet fqinje dhe brenda vetë Bjellorusisë, tashmë të rraskapitur nga një krizë e rëndë ekonomike dhe një diktaturë 27-vjeçare.

Por intoleranca e bjellorusëve i ka rrënjët në të kaluarën e largët. Në vitin 2017, disa skelete njerëzore u zbuluan gjatë punimeve në kodrën Gediminaskryeqytetin lituanez Vilnius. Ata ishin mbetje nga kufomat e rreth 20 rebelëve nga kryengritja e dështuar e janarit e vitit1863 kundër Perandorisë Cariste. Në mesin e kryengritësve, që u varën dhe u varrosën në vende të fshehta, ishte Konstanti Kalinovski, një revolucionar bjellorus që kishte udhëhequr përpjekjen e fundit për të rindërtuar mbretërinë e vjetër polakolituaneze.

Në nëntorin e vitit 2018, pra më shumë se një shekull e gjysmë më vonë, eshtrat e Kalinovskit u rivarrosën gjatë një ceremoni solemne, një ngjarje që ringjalli ndjenjën kombëtare bjelloruse, dhe i hapi rrugën protestave të mëdha të vitit 2019, që shfaqën padurimin e bjellorusëve me diktaturën, duke shkaktuar një situatë që ngjante shumë me atë të Budapestit në vitin 1956 dhe të Pragës në vitin 1968.

Ajo që nxiti revoltën ishte kriza e rëndë ekonomike, dhe zgjedhjet farsë të vitit 2020, erikonfirmuan si president Llukashenkon, që konsiderohet si “diktatori i fundit i Evropës. Ai është në pushtet që nga viti i largët 1994.

Por Bjellorusia ka një lidhje shumë më të vonë me Moskën, sesa sugjeron vetë emri i saj.

Etimologjia e emrit Bjellorusi, buron që nga koha e Kievan Rus, mbretëria e themeluar në shekullin IX nga një fis skandinav që u vendos në ato territore, ndërsa mbiemri kromatik (biello, i bardhë) i referohet asaj pjese të territorit që mbeti e lirë nga pushtimi mongol ishekullit XIII-të.

Të ashtuquajturit rusë të bardhë”, kanë qenë për shekuj me radhë pjesë e botës polakolituaneze, thotë Etore Çinnela, sovjetolog në Universitetin e Pizës. Një entitet i parë shtetëror bjellorus lindi në mesin e shekullit XIII-të pas shpërbërjes së Kievanit Rus, shtetit të sllavëve lindorë, dhe pas pushtimit mongol”- shton ai.

Nga bashkimi i popullsive vendase lindi Dukati i Madh i Lituanisë, një shtet pagan që më vonë u konvertua në katolicizëm, dhe në një shtet multietnik dhe multiracor, i përbërë nga territoret e sotme të Lituanisë, Bjellorusisë dhe një pjesë e Ukrainës.

Me bashkimin e Krevos vitin 1386, u sanksionua uniteti dinastik midis vendit baltik dhe mbretërisë së Polonisës. Çinela thotë se ndikimi polakolituanez në Bjellorusi përfundoi me ndarjen e Polonisë në vitin 1795.

“Që nga ai moment, territoret bjelloruse dhe ukrainase u bënë pjesë e Rusisë së Katerinës II,dhe mori fund toleranca fetare që karakterizonte deri atëherë Dukatin e Madh të Lituanisë. Sllavët ortodoksë filluan të ndiheshin më afër Moskës për arsye fetare, dhe në dallim nga Ukraina, e cila kishte një elitë shumë të mirë dhe një ndërgjegje shumë të fortë kombëtare, ndjenja patriotike në Bjellorusi ishte më pak e theksuar.

Kjo gjë shpjegon gjithashtu zhvillimet pas Revolucionit Rus. Prandaj, në fillimin e shekullit XIX, Bjellorusia hyri në orbitën e Moskës, fillimisht nën regjimin carist, pastaj nën atë sovjetik, dhe duke mbetur atje në fakt deri në ditët e sotme.

Revoltat e bjellorusëve kundër carëve të shekullit të XIX synonin rikrijimin e Konfederatës PolakoLituaneze dështuan, përfshirë atë të vitit 1863 me protagonistKalinovskin. Që nga mesjeta, territoret bjelloruse kanë shërbyer si një zonë tampon” kundër të gjithë pushtuesve që nga Perëndimi u përpoqën të pushtonin zemrën” Rusisë.

Në fillim ishin sulmet polakolituaneze nga shekulli XV deri në shekullin XVII, më pas pushtimi i mbretit të Suedisë Karli XII në vitin 1700, dhe ai i Napoleonitvitin 1812. Sëfundmi ishte 2 ekspeditat gjermane gjatë dy luftërave botërore.

Kjo shpjegon arsyen pse për të paktën dy shekuj, kontrolli i vendit është konsideruar i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e shtetit rus, edhe me çmimin e shtypjes së çdo kërkese për pavarësi. Më 25 mars 1918 gjatë pushtimit gjerman, u shpall lindja e një Republike të pavarur Popullore Bjelloruse.

Por me avancimin e Ushtrisë së Kuqe dhe tërheqjen e gjermanëve, qeveria bjelloruse u detyrua të mërgojë, dhe në vitin 1919 u shpall Republika Socialiste Sovjetike Bjelloruse (RSSB) si pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Territoret e banuara nga bjellorusët u copëtuan:zona e Bialistokut u mor nga Polonia, Smolensku nga Rusia, ndërsa Vilniusi iu dha Lituanisë. Ata u ribashkuan me RSSB vetëm pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë pas paktit MolotovRibbentrop, duke rindërtuar unitetin territorial të Bjellorusisë.

Më 10 dhjetor 1991, Bjellorusia u bë zyrtarisht një shtet i pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Por lidhja e fortë me Moskën nuk u shkëput asnjëherë plotësisht. “Gjatë shekullit XX pati disa përpjekje sporadike për të rigjallëruar identitetin kombëtar bjellorus. Por ai u gjallërua vetëm nga grupime të vogla, gjë që konfirmoi dobësinë e traditës së saj kulturore”, thekson Çinela.

“Dhe ka ndodhur një paradoks interesant:gjuha bjelloruse, e cila në shekullin e XVI ishte zhvilluar në formë letrare me përkthimin e parë të Biblës, u rigjallërua pikërisht gjatë periudhës sovjetike. Përpjekjet e ndrojtura për pavarësi në vitin 1991, nuk ishin të krahasueshme me atë që ndodhi për shembull në vendet baltike, që ashtu si Ukraina, nuk janë ndjerë ndonjëherë të lidhura me Rusinë”- thekson profesori.

Figura simbolike e fazës post-sovjetike është padyshim Llukashenko, që e ka qeverisur në mënyrë autoritare që nga viti 1994, pasi e ka përqendruar të gjithë pushtetin tek vetja. Falë ndihmës së Rusisë, ai e eliminoi të gjithë opozitën, dhe në vitin 2015 u zgjodh president për herën e pestë.

Besnikëria e tij ndaj Kremlinit u shpërblye me subvencione të majme ekonomike dhe karburant të lirë. Por marrëdhënia e privilegjuar me Moskën nisi të prishet pas luftës në Ukrainë në vitin 2014.

Lukashenko kritikoi presidentin Putin për aneksimin e Krimesë dhe filloi të kërkonte mbështetjen e Bashkimit Evropian, për të diversifikuar një ekonomi gjithnjë e më në krizë.Kjo derisa rritja e pabarazive sociale shkaktoi protestat e mëdha verën e vitit të shkuar, pas zgjedhjeve të manipuluara presidenciale. / Focus – Bota.al

Back to top button