Sport

Blerja e bujshme e Partizanit nuk bind. Moxhi: Nuk kemi një sulmues për të përfunduar aksionet

Humbja më Flamurtarin duket se ka shkaktuar dhimbje me shumëse thjesht humbja e tre pikëve. Në momentin kur u duk sikur kriza kishte përfunduar, skuadra e kuqe duket se ka hyrë në një krizë akoma më të thellë. Drejtuesit e Partizanit zhvilluan paraditen e sotme një mbledhje, ku analizuan situatë në të cilën ndodhet klubi i kuq. Këshilltari i presidentit, Luçiano Moxhi, nuk i ka kursyer pakënaqësitë ndaj sulmuesit Edgar Çani, i cili u afrua me shumë bujë te “Demat e Kuq”.

“Na vjen keq që nuk fituam dot, por mendoj se kemi një problem në sulm! Për fat të keq gjuajtëm vetëm një herë në portë dhe kur nuk ke një sulmues që finalizon punën e skuadrës atëherë bëhet më e vështirë! Do të shohim nëse Cani do të rikuperohet në kohë apo jo, por në të kundërt duhet të shohim për një sulmues tjetër. Kam respekt për Canin, por edhe respekti ka një kufi zgjat aq sa mund të zgjasë.”- ishin fjalët e Moxhit pas përfundimit të mbledhjes.

Leave a Reply

Back to top button