Sport

Blick: Shkrime në gjuhën shqipe deri në sfidën e parë Shqipëri – Zvicër

Screen Shot 2016-06-06 at 12.47.07E përditshmja zvicerane “Blick” do të shkruajë artikuj në gjuhën shqipe. Ka qenë vetë tabloidi zviceran që ka lajmëruar se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri – Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe, për kombëtaren shqiptare.

“Të nderuar motra dhe vëllezër nga Zvicra, gjatë tanë javës së ardhshme gazeta ‘Blick’ ju informon në gjuhën shqipe. Ngjarjet më aktuale të Kombëtares Shqiptare – çdo ditë në gjuhën e juaj”, shkruan në faqen e parë të gazetës.

Gjatë kohëve të fundit, duke parë interesin e tifozëve shqiptarë, mediat zvicerane thuajse kanë kaluar në plan të dytë kombëtaren e tyre, për të publikuar e postuar në faqet e tyre të internetit me vazhdimësi intervista apo informacione rreth kuqezinjve të De Biazit.

Përveç kësaj, gjatë ditës së djeshme u raportua se në Zvicër janë duke u shitur vetëm fanella të shqiptarëve. ‘Më shumë po shesim fanella të shqiptarëve se të Zvicrës’, kishte thënë një nga shitësit.

Leave a Reply

Back to top button