Covid19MAIN

Bota e errët e kundërshtarëve të vaksinave

Nga Nikos Konstandaras

Gjashtë nga dhjetë grekë që thonë se nuk do të vaksinohen ndaj Covid-19, pohojnë se asgjë nuk do t’i bëjë të ndryshojnë mendje. As më shumë informacione nga shkencëtarët dhe mjekët, as këshillat nga drejtuesit e komuniteteve fetare, as nxitjet nga miqtë dhe të afërmit, dhe as rreziku i humbjes së vendit të tyre të punës.

Pra me fjalë të tjera, 56 për qind e atyre që refuzojnë të vaksinohen, janë duke i kthyershpinën të gjithë shoqërisë. Në çfarë bote të errët jetojnë bashkatdhetarët tanë? Kundër kujt po luftojnë konkretisht? A mund t’i ndihmojë ndonjë gjë të ndryshojë mendje?

Sondazhi i fundit i kompanisë së njohur “Pulse për televizionin Skai” thotë se kundërshtarët e vaksinave përbëjnë 7 për qind të popullsisë greke. Kjo e dhënë na jep mundësinë që të bëjmë dallimin midis fanatikëve të kësaj lëvizjeje, dhe atyre që mund të ndryshojnë mendje.

Ndërkohë, kjo e dhënë tregon se në thelb problemi kryesor me këta njerëz është ai i besimit. Ata që janë më fanatikët e kësaj lëvizje nuk e besojnë atë që thonë shumë të tjerë, teksa ibesojnë në mënyrë të verbër asaj që duan të besojnë.

Ata kanë vendosur tashmë se çfarë besojnë. Ata i refuzojnë njoftimet e qeverisë dhe mediave kryesore informative. Interneti dhe rrjetet sociale inkurajojnë njerëzit e izoluar me pikëpamje ekstreme të mendojnë, se janë vipa në një luftë të rëndësishme.

Në mënyrë të ngjashme, lëvizjet e shumë njerëzve fitojnë një ndikim edhe më të madh.

Prandaj është e domosdoshme të tronditet kjo lloj “sigurie” dhe“vetëbesimi”kultivon interneti tek këta njerëz. Rrjetet sociale duhet të shënjojnë postimet e rrezikshme, dhe t’i drejtojnë vizitorët drejt burimeve të përgjegjshme të informacionit.

Kjo gjë mund t`i ndihmojë ata që janë sinqerisht të shqetësuar mbi sigurinë e vaksinave anti-Covid, por jo ata që e konsiderojnë informacionin si pjesë të komplotit që po zhvillohetkundër tyre. Është kjo arsyeja pse duhet të ketë kontrolle të rrepta mbi burimet e dezinformatave.

Një fillim i mirë u bë me hetimin policor dhe gjyqësor mbi disa faqe interneti dhe llogari të mediave sociale, që dyshohet se përhapin informacione të rreme dhe që kanë bërë përpjekje për mashtrim.

Po ashtu, është e vështirë të besohet se njerëzit mund të mirëmbajnë faqe të caktuara në internet për periudha të gjata, apo të blejnë sasi të mëdha boje për të shkruar parulla të forta kundër vaksinave në argjinaturat e betonit në rrugët e periferive, pa një përfitim ekonomik ose të paktën pa një mbështetje.

Lëvizja e kundërshtarëve të vaksinave bën bashkë një grup më eklektik, së bashku po fitojnë ndikim. Ka të ngjarë që ata të kenë burime të mjaftueshme financimi, të cilat nxisin përçarjen e shoqërisë, qoftë për qëllime ekonomike apo politike.

Është e domosdoshme që të zbulohet kjo gjë. Megjithatë masa më e fuqishme, do të ishte raportimi i përditshëm, në të gjitha platformat mediatike, i çdo vdekje të shkaktuar nga Covid-19. Sepse, sado që dikush mund të këmbëngulë tek gënjeshtrat, sado që t’i besojë ato, e vërteta është e pamëshirshme. / “Kathimerini” – Bota.al

Back to top button