Sport

Botërori i Futbollit, ku ekipet nuk kanë shtete

Në kupën e botës Conifa – e organizuar këtë vit nga Republika Autonome e Abkhazisë – grupet etnike, komunitetet e diasporës dhe territoret e diskutueshme do të përballen për lavdinë e futbollit

Screen Shot 2016-06-03 at 11.20.29

Nga Xhorxh Klark

Kampionati Evropian i futbollit në Francë dhe Lojërat Olimpike të Rios, do të dominojnë lajmet në media në javët dhe muajt e ardhshëm. Por, para tyre do të zhvillohet një kupë botërore. Por ky aktivitet sportive, është paksa më ndryshe nga të tjerat. Nuk ka Brazil dhe nuk ka as Gjermani për të thyer zemrat në një gjuajtje penalltish. Ndërkohë asnjë dyshim për aferra korruptive, të cilat e kanë dëmtuar FIFA-n gjatë viteve të fundit.

Ky botëror që zhvillohet çdo dy vjet, nuk është duke u mbikëqyrur nga FIFA, por nga Conifa (Konfederata e Shoqatave të Pavarura të Futbollit), organi drejtues i këtyre kombeve të diskredituara nga FIFA. Në mesin e vendeve anëtare bëjnë pjesë grupe etnike, komunitetet e diasporës apo territoret e kontestuara, me shkallë të ndryshme autonomie.

Për shkak të statusit të tyre të kontestuar, shumica e këtyre kombeve nuk janë në gjendje të fitojnë njohjen zyrtare nga FIFA. Për rrjedhojë ato s’mund të garojnë në turnetë ndërkombëtarë të sanksionuar nga organi më i njohur qeverisës i futbollit, dhe ja ku është Conifa që ofron një tjetër mundësi “Ne u japim një zë të padëgjuarve”- thotë Sekretari i Përgjithshëm i Conifa-s, Sasha Dyerkop, kupa e botës e të cilit fillon në Republikën Autonome të Abkhazisë në fund të kësaj jave.

”Ne jemi krenarë që u japim anëtarëve tanë një forum, ku ata mund të vendosin veten e tyre në hartë. Ne shpresojmë që në një periudhë afatgjatë të investojmë në infrastrukturën e futbollit në vendet tona anëtare, për të ndihmuar në rritjen profesionale të ekipeve të tyre”. Turneu 2-javor fillon me ceremoninë e hapjes para ndeshjes së parë mes Kurdistanit dhe Sekeli Lend.

Në edicionin e vitit 2014, pati një konkurrencë të plotë, e cila pa kontenë e Nisës që pasi u mund në grup nga Elan Vanin, fitoi revanshin në ndeshjen finale nëpërmjet gjuajtes së penalltive. Megjithata ka pasur edhe disa humbje poshteruese, me Osetinë e Jugut që ‘masakroi’ skuadrën e Darfurit me rezultatin 20-0, dhe Kurdistani që mposhti Tamilët 9-0 në një ndeshje të zhvilluar në Östersund, Suedi.

Asnjë prej finalistëve të 2 viteve më parë nuk merr pjesë në turneun e këtij viti, duke detyruar përzgjedhjen e 12 ekipeve të tjëra. Kupa e dytë e Botës, Conifa, është një lloj mesazhi për zgjerimin gjithnjë e më tepër në nivel global të turneve të tillë. Abkhazia do të mirëpresë skuadra të tilla nga 4 kontinente – duke përfshirë Armeninë Perëndimore, Ishujt Kagos, Emiratet e Bashkuara Koreane në Japoni dhe Somalilend.

Pavarësisht statusit të vendeve të “vogla” që marrin pjesë, disa futbollistë të talentuar dhe  profesionistë i japin besueshmëri aktivitetit. Kështu, skuadra e Panxhabit mund të mbështetet në përvojën e ish lojtarit të Ekrington Stenli, Riki Beins në zemër të mbrojtjes së tyre, si dhe trajningun e ish-yllit të Tranmere, Ruben Hazëll. Morten Gamst Pedersen, i cili ka luajtur më shumë se 300 ndeshje për Blekbërn Rovers në Angli, do të drejtojë skuadrën e popullit Sapmi. Mikëpritësit e turnout e kompletuan listën e ekipeve që pretendojnë të fitojnë  kupën e argjentë së bashku me Padanian, Qipron Veriore, dhe Raetinë.

Nëse i hedh një vështrim i shpejtë listës, është e vështirë të injorosh faktin se shumica e vendeve konkurruese kanë organizata të forta politike – të krijuara për shkak të luftës, gjenocidit, zhvendosjes apo diskriminimit. Ishujt Kagos, një arkipelag në Oqeanin Indian, popullsia vendase e të cilit u shpërngul me forcë nga qeveria britanike në vitet 1960 për t’i hapur rrugën një prej bazave më të rëndësishme strategjike ushtarake të Shteteve të Bashkuara – Diego Garsia. Që atëherë, ata kanë ndërmarrë shumë fushata për të drejtën e rrikthimit në vendin e tyre. Ekipi i tyre më bazë në Kroulej, ka organizuar një fushatë për mbledhje fiondesh, për të mundësuar pjesëmarrjen në këtë turne.

Megjithatë, shumica e anëtarëve të saj nuk kanë shkelur asnjëherë në ishujt që i quajnë shtëpinë e tyre, dhe që do të përfaqësojnë në këtë botëror të çuditshëm. Përpjekjet e Kurdistanit për të themeluar një shtet të pavarur kanë qenë të mirënjohura, aq më tepër vitet e fundit, duke pasur parasysh konfliktin në Lindjen e Mesme. Edhe vetë abkhazët gjithashtu u ndanë nga Gjeorgjia në vitet 1990, dhe varen financiarisht nga Rusia për të mbështetur qeverinë e tyre.

Pavarësisht nga kjo, Dyerkop këmbëngul se ky turne futbollistik fokusohet me tepër tek loja në fushë se sa jashtë saj. “Shumica e kombeve janë të interesuara politikisht, por ne jemi apolitikë”- thotë ai. ”Disa nga anëtarët tanë janë më pak të njohur në botën moderne. Ata kanë qenë të harruar, të përjashtuar nga komuniteti botëror apo thjesht ”jopopullorë” për

qëndrimet e tyre politike.

Statusi i panjohur dhe pothuajse romanesk i turnout, bën që Conifa të krenohet me arritjen e një marrëveshje për transmetimin televiziv të turneut, dy stadiume të mëdha dhe një ceremoni hapjeje me maskota. Megjitatë, qëllimi i saj në një periudhë afatgjatë, është të zhvillohet në një konkurrencë globale, dhe që të renditet me pas FIFA-s. ”Ne do jemi të lumtur po të arrijmë të bëhemi organizmi i dytë më i madh i futbollit”- pranon Dyerkop.

“Në të ardhmen ne shpresojmë që të kemi një turne të femrave por edhe të rinjve, si dhe në kampionat të futbollit në salla, ashtu edhe në plazhe. Qëllimi ynë është të reklamojmë bukurinë dhe unicitetin e çdo kombi. Por qëllimi më i rëndësishëm është që t’i japim një shtëpi këtyre kombeve, që nuk janë anëtare të komunitetit botëror të futbollit”- shton ai.

Xhorxh Ueah, futbollisti i parë afrikan që fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga FIFA, ka vënë në dukje sesi “futbolli i jep një gëzim njerëzve që vuajnë”. Dhe pas bisedës me Dyerkop, të krijohet ndjesia se për ata që gjenden në periferi të lojës së futbollit, kupa e botës Conifa përfaqëson një joshje e cila ofron ndjenjën e përbashkët të përkatësisë. Sigurisht do të duhen vite dritë larg nga skupet dhe skandalet e korrupsionit. Por ndoshta në një lloj mënyre, ky turne pak i njohur mund të rivendosë disa nga bukuritë e humburA të një “lojë dIkur të bukur”. /New Statesman – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button