Sport

BOTERORI/Valoni është sot heroi i Zvicrës. Por 10 vjet më parë donin ta dëbonin… (foto)

Është minuta e ‘92 e ndeshjes Zvicër- Ekuador. Valon Behram rrëmben një top brenda zonës së zvicerianëve, pas një rreziku real që Ekuadori mund të shënonte. Niset me top dhe pavarësisht ndërhyrjes së ashpër të një kundërshtari, reziston dhe nxjerr ekipin në një kundërsulm të shpejtë. Dhe, Zvicra shënon golin e fitores në sekondat e fundit. Është ky moment që tashmë e ka kthyer Valon Behramin në heroin e ditës për zvicerianët.

Por, historia e tij nuk ka qenë aq e thjeshtë. 10 vjet më parë, ai ka rrezikuar seriozisht që të dëbohet nga Zvicra. Është dashur ndërhyrja e një politikani, baba i shokut të Behramit, dhe një peticion i fqinjëve të tij zvicerianë, që Valoni të qendrojë në Zvicër dhe më pas të bëhet nënshtetas i saj. Ndryshe, ai do të ishte dëbuar për të jetuar në Kosovë. “Një ditë, ndërsa po luaja me djalin e politikanit, erdhi lajmi i mirë”, kujton me gëzim atë kohë Behrami.

Ai thotë se për këto që ka arritur në jetë, i detyrohet familjes. “Unë shkoja me pushime si një njeri normal. Ishin prindërit e mi ata që sakrifikonin duke punuar gjithë ditën dhe më pas duke më dërguar në stërvitje. Për babanë tim ishte një sakrificë e madhe. Për mua ishte vetëm një kënaqësi, sepse mua më pëlqen të luajë futboll”, thotë Valoni. Tashmë ai është bërë një nga njerëzit më të dashur në Zvicër. Dhe, kjo gjë u përforcua edhe më shumë pas ndeshjes kundër Ekuadorit. /gazetatema.net/

valoni

FOOTBALL EQUIPE SUISSE COUPE DU MONDE 2010 AFRIQUE DU SUD NATI FUSSBALL

PLATZVERWEIS, ROTE KARTE, VORRUNDE, CHE CHL, SCHWEIZ CHILE, GRUPPE H, WM 2010, WM2010, FIFA WM 2010, FIFA FUSSBALL WM 2010, 2010 FIFA FUSSBALL WELTMEISTERSCHAFT, COUPE MONDIALE 2010, 2010 FIFA COUPE DU MONDE,

valon

Leave a Reply

Back to top button