Sport

Brazil, zbulohet skema e biletave të paligjshme

tickets brazilNë Brazil është arrestuar një zyrtar i lartë i një kompanie hoteliere të përfshirë në aktivitetet me rastin e Kupës së Botës. Arrestimi ka lidhje me hetimet që po bëhen për shitjen e paligjshme të biletave të ndeshjeve. Zyrtari Ray Whelan u arrestua dje në hotel Copacabana Palace në Rio de Zhaneiro. Whelan është kreu i kompanisë Match Services, një degë e së cilës ofron shërbime hotelerie për korporatat në Kupën e Botës, duke përfshirë edhe bileta falas për ndeshje të ndryshme. “Krimi për të cilin ai akuzohet është se ka lehtësuar shitjen e biletave që shpërndahen nga ambulantët. Kjo shkelje dënohet me katër vjet burg. Ajo përfshin akuzën për bashkëpunim kriminal, sepse është lehtësuar shpërndarja e biletave tek ambulantët, të cilët më pas i shpërndajnë ato përmes rrjeteve të tyre,” tha Fabio Barucke, hetues i policisë braziliane.

Prokurorët thonë se emri i zyrtarit Whelan përmendet shpesh në mijëra bisedat e përgjuara telefonike që çuan në arrestimin e 11 personave të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në këtë skemë. Policia thotë se pjesëmarrësit në këtë skemë nxirrnin nga 450 mijë dollarë për ndeshje me anë të shitjes së biletave që ishin planifikuar të shpërndaheshin falas. Philippe Blatter, nipi i presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, është president i një firme që ka interesa financiare në kompaninë e hotelerisë. Nuk ka njoftime se zoti Blatter është i përfshirë në skemën e paligjshme.

 

Leave a Reply

Back to top button