Shkence

Bruce Willis “nuk është asgjë para këtyre”. NASA përgatitet të testojë mbrojtjen planetare

Bruce Willis nuk është asgjë para këtyre. Shkencëtarët e NASA-s po përgatiten për të testuar sistemin e tyre të mbrojtjes planetare, kur një asteroid me madhësinë e një autobusi me dy kate të kalojnë pranë Tokës. I quajtur 2012 TC4, shkëmbi hapësinor pritet të kalojë afërsisht 6,800 km mbi sipërfaqen e planetit më 12 tetor, duke u dhënë shkencëtarëve hapësinorë një shans për të zbatuar sistemet e mbrojtjes planetare, nëse Toka është në rrezik të goditet nga një asteroid.

“Shkencëtarët e kanë vlerësuar gjithmonë të diturin, se kur një asteroid do të afrohet shumë me Tokën, sepse ata mund të bëjnë përgatitje për të mbledhur të dhëna dhe për të mësuar sa më shumë që është e mundur”, tha Dr Michael Kelley i NASA-s. “Këtë herë ne po shtojmë një hap tjetër përpjekjesh, duke përdorur këtë fluturim asteroidi për të testuar rrjetin mbarëbotëror të zbulimit dhe ndjekjes së asteroideve, dhe kështu të vlerësojmë aftësinë tonë për të punuar së bashku, në përgjigje të çdo kërcënimi të vërtetë asteroidësh që mund të zbulohet në të ardhmen”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button