Sport

“Buffon meriton Topin e Artë”

Paolo Rossi dhe Gianni Rivera, dy ish legjendat e Italisë, mendojnë se Gianluigi Buffon e meriton Topin e Artë.

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon me 3 qershor do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve. Kjo do të jetë hera e tretë në karrierë për portierin e Italisë që luan në finale të kësaj gare.

Gianni Rivera, ish anëtari i Italisë dhe Mianit, mendon se Gianluigi Buffon e meriton ta fitoj Topin e Artë, pas një paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon.

“Buffoni e meriton çmimin për atë që bën ende në fushë. E nëse do ta fitonte Championsin me Juventusin do të ishte për të arritja e panumërt e një karriere të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Rivera.

Kurse, i të njëjtit mendim është edhe ish sulmuesi i Juventusit dhe Milanit, Paolo Rossi

“Buffoni do të mund ta fitonte bashkë me Championsin. Gigi është edhe sot e kësaj dite mes më të mirëve në botë falë një fiziku të çeliktë”, ka theksuar ai.

Në nëntë vitet e fundit fitues të Topit të Artë kanë qenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ylli i Barcelonës ka fituar pesë herë këtë çmim, derisa sulmuesi i Real Madridit kate herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close