Sport

Buffon pa doreza: Tregon me gisht Ballotelin

buffonGishti i Gigi Buffonit është drejtuar nga Balloteli. Kapiteni nuk ka përmendur emër e mbiemër, por kuptohet shumë mirë se kujt i drejtohet. E pyesin nëse tani mund të mendojë për tërheqjen nga kombëtarja, por “jo”-ja është e qartë. “Nuk kam paraqitur probleme dhe nuk largohem: ju dukem një lojtar në vështirësi?”

Portieri i kombëtares italiane flet me sigurinë e dikujt që e ka të qartë atë që do të thotë: “Ajo që na nevojitet tani është një qetësi maksimale dhe korrektësi gjykimi: shpesh herë dëgjojmë të thuhet që ka nevojë për ndryshime, që Pirlo është në moshë të madhe, Buffoni po kështu, që Barzagli dhe De Rossi janë të mëdhenj. E vërteta është që kur duhet tërhequr karroja, jemi ne gjithmonë në radhën e parë: duhet të respektojmë më shumë “të vjetrit”, për atë që kanë bërë dhe për atë që bëjnë. Analiza teknike këtë herë është e lehtë: dikush arriti të japë maksimumin edhe këtu, dikush nuk ia doli dhe dikush nuk e dha maksimumin. Meritat duhet të fitohen në fushë, meritat dhe lëvdatat jepen për atë që bën në fushë, jo për atë që dikush do të bëjë apo që mundet të bëjë. Kur futesh në fushë duhet të bësh, e jo të thuash “që mundem të bëj”.

 

Leave a Reply

Back to top button