Sport

Buffon: “Vetëm nëse provon të pamundurën, arrin ta gjesh rrugën…”

Nëse është një lamtumirë, nuk do të jetë e trishtë. Gigi Buffon ka një buzëqeshje të kënaqur, para asaj që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Champions. “Ekziston mundësia që të jetë një përshëndetje, por kjo ide nuk më tremb. Nuk kam asnjë mendim negativ, sepse që fëmijë do të kisha firmosur, po të më kishin thënë që do e mbyllja karrierën në Bernabeu kundër Realit”.

Portieri i Juventusit vjen me një qetësi absolute në sfidën e pamundur përballë Realit. “Në jetë duhet të guxosh, të përpiqesh edhe për atë që të duket e pamundur. Nuk është e thënë që kjo qasje më pas të shpie tek zgjidhja, por të shtyn të shkosh atje ku është e drejtë të shkosh. Dua të shoh një Juve me arsye, forcë, ekuilibër, që të luajë mirë”.

Jo tamam Juve që u pa në ndeshjen e kaluar: “Na shkoi shumë keq, ashtu si në finalen e famshme të Cardiffit”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button