Video

Bukuri jashtëtokësore. (Pamjet janë magjepsëse)

bonsai spaceDuke qenë se jeta mbi Tokë është shumë e trazuar këto kohë, mendojmë se mund të na hyjë në punë pak bukuri jashtëtokësore. Në fillim të muajit korrik, një artist japonez u bë bashkë me kompaninë J.P.Aerospace dhe lëshoi një pemë bonsai si dhe një buqetë me më shumë se 30 lloje lulesh në stratosferë. Tamam në stratosferë.
Pamjet janë shastisëse. Bimët ishin vendosur në pajisje të kapura pas balonave me helium të cilat u ngritën deri 36 mijë metra, përpara se të riktheheshin në Tokë pas shpërthimit të balonave.
Pajisjet, që kishin parashuta u zbuluan pesë milje larg nga vendi i lëshimit. Bonsai dhe lulet nuk u gjetën kurrë.
Një tjetër mister i universit.

https://www.youtube.com/watch?v=Hj_aLXErY4E

Leave a Reply

Back to top button