Shendeti

Çaji jeshil kundër Alzheimerit

Dihej se çaji jeshil ndihmonte në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, por nuk dihej mënyra se si. Një hulumtim i kryer nga Universiteti i McMaster –it (Kanadá) tregoi se një përbërës i çajit alteron formimin e pllakave toksike që kontribuojnë në sëmundje. Alzheimeri është një sëmundje neurodegjenerative progresive e karakterizuar nga një memorie e ulur dhe funksione konjitive të përgjithshme. Ajo prek 50 milionë në të gjithë botën dhe vlerësohet se në vitin 2050 shifra mund të arrijë deri në 130 milionë të prekur. Shkaqet e kësaj sëmundjeje nuk janë të qarta, por besohet se beta-amiloidi luan një rol kyç dhe kjo proteinë mund të grumbullohet dhe të formojë pllaka që ndërpresin komunikimin neural.

Kërkuesit gjetën se galato epigalokatekina (EGCG), një polifenol i çajit bllokon formimin e pllakave të beta-amiloidit. Këto përfundime u gjetën nga rezonanca magnetike bërthamore për të marrë një pamje më të thellë se si ky polifenol mund të ndryshonte formimin e pllakave duke i rimodeluar oligomineralet beta-amiloide. “Në nivel molekular besojmë se ky polifenol i vesh oligomineralet toksike dhe ndryshon aftësinë e tyre për t’u rritur dhe për të ndërvepruar me qelizat e shëndetshme, – shpjegoi Giuseppe Melacini, udhëheqës i kërkimit. – Këto arritje jo vetëm forcojnë njohuritë mbi atë që dihej, por ndihmojnë mbi njohuritë e mekanizmave të këtij procesi. Të gjithë e dimë se nuk ka kurë për këtë sëmundje dhe shpresa jonë është parandalimi i hershëm. Kjo do të thotë të përdorni çaj jeshil ose derivate të tij që herët, le të themi 15-25 vite para se të shfaqen simptomat.” / f.a. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button