Sport

Campeones, Campeones…

Screen Shot 2015-06-06 at 23.17.41

Screen Shot 2015-06-06 at 23.06.25

Barcelona është kampionia e Europës. Blaugranat kanë triumfuar përballë Juventusit të Torinos në një finale të jashtëzakonshme. Barazimi i përkohshëm i Moratës, por edhe pritjet e pabesueshme të BUfonit, e kanë mbajtur disi në lojë skuadrën bardhezi, e cila duhet thënë se bëri një paraqitje dinjitoze. Neimari i ka vënë vulën fitores së Barcelonës, pikërisht në sekondat e fundit të ndeshjes. Një finale e mbyllur me pamjet fantastike të kapitenit legjendar, Ksavi Hernandez, i cili largohet me një tjetër titull me skuadrën blaugrana.

Barcelona e ka dominuar te gjithe pjesen e pare te ndeshjes, por skuadra e drejtuar nga Luis Enrike ka falur shume raste, dhe eshte ndeshkuar ne fillimin e pjeses se dyte, nga nje gol i Morates. Nje barazim qe ka kthyer me kembe ne toke skuadren katalanase, nderkohe qe i ka dhene shume zemer Juventusit. Ekipi i Alegrit, pasi ka marre kuraje dhe ka fituar siguri edhe prej pritjeve te Bufon, ka vazhduar te sulmoje, teksa ka nisur te besoje se mund te dale edhe fitues nga kjo ndeshje.

Nje mendim qe nuk e ndante Leo Mesi. Futbollisti argjentinas i Barcelones ka shperthyer atehere kur i duhej me shume skuadres se tij, dhe ne nje aksion personal ka goditur fort, duke e detyruar Bufonin te grushtoje, duke e cuar topin ne kembet e Suarezit, i cili ka kaluar Barcelonen ne avantazh.

Ndeshja ka qene e mbushur me emocione deri ne sekonden e fundit, pikerisht ne ate sekonde kur, pas nje kundersulmi te Barcelones, te nisur edhe ky nga kembet e Leo Mesit, Neimari ka shenuar golin e trete, duke i dhene Barcelones titullin e trete per kete sezon. Katalanasit vazhdojne te bejne histori… /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button