Sport

Cana për Le Parisien: Na trajtuan si kriminelë, në fushë menduam vetëm për jetët tona

CanaKapiteni i Kombëtares Shqiptare ka dhënë një intervistë për prestigjozen ‘El Parisien” ku ka treguar se në fushë pas asaj që ndodhi, lojtarët e kombëtares shqiptare menduan vetëm për jetët e tyre, të cilat qartazi ishin të rrezikuara nga huliganët serbë. Ata nuk u mbrojtën as nga forcat e sigurisë, të cilat kishin marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi. Përkundrazi dhe ata kontribuan në dhunimin e futbollistëve shqiptarë.
“Përveç fyerjeve gjatë nxehmjes duket se situate ishte nën kontroll. Deri në minutën e 41-të nuk kishte shumë problem. Më pas në minutën e 41-të ndeshja u ndërpre për shkak të fishekzjarreve në fushë dhe erdhi droni më flamurin shqiptar. Lojtari serb e kapi flamurin dhe dy nga futbollistët tanë shkuan ta merrnin në mënyrë që ai të mos e griste. Më pas erdhën tifozët e na goditën ashtu siç na goditën edhe forcat e sigurisë së stadiumit.”  ka thënë Cana.
Lorik Cana më tej ka ripërsëritur çfarë tha kur mbërriti në Shqipëri; takimin me Ivanoviç dhe delegatë të Uefas si dhe lutjen e federates serbe per vazhdim te ndeshjes. Cana ka thënë se ndaj tyre u tregua mungesë respekti dhe se u trajtuan si kriminelë nga forcat e sigurisë serbe, pasi menduan se lojtarët e kombëtares kishin ngritur mbi stadium dronin.
“Jemi takuar me kapitenin serb Ivanovic ,delegatin e UEFA-s dhe arbitrin. Serbët donin që ndeshja të rifillonte dhe na siguruar se do të boshatisnin stadiumin, por disa nga lojtarët tanë ishin të dëmtuar. Ne nuk ishim në gjendje të luanim sërish dhe e refuzuam ofertën.  Në dalje të stadiumit u kontrolluam imtësisht pasi policia serbe mendonte se skuadra ishte e përfshirë në historinë e dronit.  Kjo ishte një mungesë respekti.  Na trajtuan si kriminele.” . – tregon kapiteni kuqezi.
Më tej Lorik Cana  sqaron se që në hedhje të shortit, kishte propozuar që ndeshja të zhvillohej pa tifozë për shkak të tensionit të lartë mes dy vendeve. Sa ipërket akuzave serbe se shqiptarët ishin provokatorë, kapiteni kuqezi mohon diçka të tillë duke nënvizuar se qëllimi ifutbollistëve shqiptarë ishte vetëm mbrojtja e jetëve të tyre.
“Që kur u hodh shorti mendova se do të ishte më mirë që ndeshjet të mos luheshin pasi klima politike mes dy shteteve është e tensionuar. Unë nuk e kuptoj pse na quajnë provokatorë ne thjesht munduam të shpëtonim jetët tona. Kurrë nuk krijuam problem ne si skuadër apo ata pak tifozë shqiptarë që ishin ndryshe nga çbënë serbët dhe për ata duhet të ketë ndëshkim.” /TemA/

Leave a Reply

Back to top button