Kulture

Caravaggio dhe autoportreti i tij si “Bacchino Malato” – Sekretet e fshehura prapa veprave të famshme të artit

Screen Shot 2016-08-21 at 10.20.53Në vitin 1592, piktori i famshëm Caravaggio mbërriti në Romë dhe filloi që jetojë atje, por ai shumë shpejt u sëmur keq, dhe u detyrua të qëndrojë në Santa Maria della Consolazione për gjashtë muaj. Atje, ai filloi të famshmin autoportret të tij, Bacchino malato (Bakusi i sëmurë). Lëkura e Bacchusit është e verdhë, një simptomë e verdhëzës, nga e cila Caravaggio ishte shtruar në spital në atë kohë. Bacchusi, sipas mitologjisë romake, ishte perëndia e verës. Duke parë se simptomat e alkoolistëve kronikë përfshinin verdhëzën, Caravaggio e ka konsideruar veten si modeli më i saktë për perëndinë alkoolike. Përdorimi i vuajtjeve të vetë Caravaggios për të portretizuar Bacchusin duke vdekur nga përdorimi i alkoolit, tregon përkushtimin dhe lidhjen që artisti ndiente për veprën e tij. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button