Your Life

Çdo njeri që ke takuar në jetën tënde, e ke takuar për këto 5 motive

Universi punon në mënyra misterioze. Mund të thuhet që asgjë nuk ndodh rastsisht, edhe gjërat jodomethënëse kanë një arsye për t’u shfaqur. Jeta jonë nuk është homogjene, ka ulje e ngritje. Disa udhë janë të vështira dhe disa të tjera më pak. Gjatë këtij udhëtimi takojmë persona të ndryshëm që kanë role dhe qëllime të ndryshme. Disa na japin mësime jete, të tjerë lenë shenjë brenda nesh, disa mbesin me ne përgjithmonë, ka edhe nga ata që janë vetëm kalimtarë. Këta janë 5 llojet e lidhjeve kozmike që do të takojmë në udhën tonë të jetës.

  1. Ata që vijnë të na zgjojnë.

Ka momente në jetën tonë kur takojmë persona që janë agjentë ndryshimesh. Ata hyjnë në jetën tonë për të nxitur direkt ose indirekt ndonjë ndryshim. Vetë prezenca e tyre na bën të vetëdijshëm që s’mund të shkojmë përpara, vetëm nëse nuk bëjmë ndryshime. Këta persona rizgjojnë potencialin tuaj, aftësitë tuaja që do të kishin mbetur të bllokuara.

  1. Ata që na kujtojnë objektivat tanë.

Ngandonjëherë takojmënë jetën tonë persona që na ndalin për të na kujtuar se cilat janë objektivat tanë. Qëllimi i vetëm i këtyre marrëdhënieve është të na ndihmojë të mbetemi të përqendruar gjatë jetës sonë.

  1. Ata që na ndihmojnë të rritemi.

Disa njerëz na ndihmojnë të rritemi si persona. Janë pranë nesh dhe shërbejnë si udhërrëfyes. Na tregojnë rrugën kur duket se nuk jemi të vetëdijshëm për vijën që duhet ndjekur. Na mësojnë gjëra për të cilat nuk jemi të aftë t’i mësojmë vetë. Këta na ndihmojnë të rritemi.

  1. Ata që i hasim rastësisht.

Disa njerëz kanë role kaq të zbehta sa shpesh nuk u kujtojmë as emrat. Zakonisht janë njerëz me të cilët shkëmbejmë biseda në qytet dhe nuk kanë lidhje me ne.

  1. Ata që mbeten.

Të paktë janë ata që mbeten. Janë të rrallë për t’u gjetur, janë më të çmuarit, familja. Pjesa më e madhe e tyre i përket mjedisit tonë shpirtëror, ose njerëz që jeta na i jep për të qëndruar pranë, të tjerë mund të jenë shokët tanë. Këta mund të jenë partnerët me të cilët ndan të njëjtat objektiva.

Kur të jetë momenti i duhur ky person do të mbërrijë. Duhet veç me pas durim. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button