Psikologji

“Çdo person që sheh, po lufton me një betejë që ti mund të mos ia kesh haberin. Ndaj sillu mirë, gjithmonë”

Vendosa që këtë shkrim ta nisja me thënien e famshme të Robin Williams, pasi secili nga ne e ka shumëtë lehtë t’i gjykojë të tjerët. Ne i gjykojmë të tjerët për çdo gjë, që nga veshja, sjellja, apo zgjedhjet qëbëjnë në jetë, pa e menduar gjatë se çfarë po kalon personi që kemi përballë.

Ai person mund të mos ketë lekë për të ngrënë, ndërkohë ne e gjykojmë se është veshur në mënyrë jo tëdenjë për një eveniment çfarëdo. Ne e gjykojmë për zgjedhjet që bën, pa e menduar se çfarë e ka shtyrëatë person drejt asaj zgjedhje, çfarë problemi ka që nuk zgjodhi ndryshe. E gjykojmë tjetrin për sjelljen e tij, pa e menduar se çfarë mendoi ai person që u soll në atë mënyrë.

Mendoj ndonjëherë se ne jemi tepër sipërfaqësorë. I shohim gjërat vetëm për atë që duken. Na duket dikush i lumtur kur qesh, kur ndërkohë ai mund të ketë qindra halle dhe përbrenda është duke qarë. Mëbesoni që nuk e ekzagjeroj. Ka shumë njerëz që nuk e japin veten dhe nuk duan t’i shfaqin problemet qëkanë, por kjo nuk do të thotë se duke buzëqeshur ata janë mirë. Kemi kaq shumë mangësi për ta kuptuar tjetrin dhe na duken të pabesueshme ngjarjet që ndodhin në kulmin e stresit dhe ndonjëherë, edhe tëdepresionit. Janë ngjarje reale, ka gjithmonë një moment kur dikush e ndjen veten se nuk ia del dot më, se askush nuk e mbështet dhe ndërmerr më pas veprime që mund të mos ketë më as mundësi t’i mendojëpasojat.

Ndaj, të gjithë duhet të sillemi me mirësjellje. Dua të përmend këtu një parim të Hipokratit që më pëlqen shumë (është i shkruar në “Betimin e Hipokratit” për të gjithë mjekët): “Nëse nuk mundesh të bësh mirë, të paktën mos bëj keq”.

Ky parim ka mjaft domethënie dhe ende sot është i vlefshëm. Përpiqu sadopak ta vendosësh veten tënde në vendin e personit që ke përballë. Mos e gjyko aq lehtë, pasi është e thjeshtë t’i lëshosh fjalët pa i menduar pasojat, dhe fjala vret ndonjëherë më shumë se plumbi. Mjaft ia shtove dikujt më shumë stresin, kur është duke u përballur me diçka të vështirë në jetën e tij.

Back to top button