Psikologji

“Çdo problem e ka një zgjidhje”. Këto janë mësimet më të vyera që gjyshja ime më ka dhënë.

Gyshërit janë shtyllat më të qëndrueshme për këto nga ne. Ata kanë kaluar kohëra të vështira, kanë qenë nën presionin e jashtëzakonshëm të diktaturës, por ia dolën mbanë, dhe ia dolën plot me urtësi kaq të mëdha për të na përçuar.

Marrëdhënia midis nipërve dhe gjyshërve është e veçantë; ata ofrojnë dashuri të pakushtëzuar, plot gjëra për të na mësuar dhe fuqi të jashtëzakonshme për të na shndërruar në persona më të mirë. Unë dua të ndaj disa nga këto mësime frymëzuese, që gjyshja ime më ka mësuar, dhe shpresoj se edhe ju mund të përfitoni prej tyre.

  1. Lumturia krijohet brenda vetes sonë.

Ajo më ka thënë gjithmonë se lumturia është diçka që e krijon më shumë sesa e gjen. Lumturia është brenda nesh; duhet të besojmë në veten tonë, të besojmë në vlerat tona dhe të ndryshojmë mendimin tonë në gjetjen e lumturisë edhe tek gjërat e vogla. Duhet të mësojmë ta mbajmë lumturinë në jetën tonë dhe të largojmë kujtimet e ngjarjeve të këqija.

Gjyshja ime thoshte gjithmonë – ju jeni të vetmit që e dini se çfarë është më e mira për ju, ju jeni përgjegjës për përmbushjen e jetës tuaj dhe keni forcën për të bërë diçka të vlefshme në lidhje me të.

  1. Duhet të jemi të vërtetë.

Duhet të themi të vërtetën edhe nëse zëri ynë dridhet. Kur je i sinqertë, e ndan dashurinë tënde me botën. Ndershmëria është gjëja më e mirë që mund të kesh për veten tënde. Duhet të jemi gjithmonë të sinqertë, të sinqertë me veten tonë, duke thënë gjithmonë të vërtetën. Njerëzit e vërtetë dinë ta kuptojnë veten më mirë; ata i dinë pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe nuk kanë frikë t’i tregojnë ato. Ata gjithmonë e kuptojnë se të qenit i sinqertë, për veten, përshkruan suksesin ose dështimin e jetës së tyre. Të jesh i sinqertë do të thotë që të piqesh, të rritesh dhe të bëhesh personi që doni të jeni.

  1. Çdo problem e ka një zgjidhje.

Duhet të përqendrohemi vetëm në një gjë. Nuk ka nevojë ta bëjmë gjithçka menjëherë. Merrni frymë, jetojeni të tashmen dhe bëni çmos për të ecur përpara drejt ëndrrave tuaja. Ndonjëherë ne kalojmë kohëra të vështira, ose na ndodh diçka tragjike, dhe ndihemi sikur jeta nuk do të vazhdojë, por mësojmë pamasë nga kjo situatë dhe kuptojmë se jeta vazhdon. Çdo problem e ka një zgjidhje; gjithmonë ekziston një mënyrë për t’i rregulluar gjërat, për t’i zgjidhur ato.

Gjyshja ime thoshte gjithmonë – mos kini frikë të kërkoni ndihmë; nëse mendoni se nuk mund t’i bëni gjërat vetë, mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Çdo situatë mund të zgjidhet; qëndroni të qetë dhe ndërkohë mundohuni të krijoni një plan në mendjen tuaj se si t’ia dilni mbanë.

  1. Duhet ta duam jetën.

Pavarësisht nëse ndihemi të shqetësuar, gjithmonë duhet të besojmë se ka dritë në fund të tunelit. Gjyshja ime mendonte se jeta është gjëja më e bukur që na është dhuruar, kështu që gjithmonë duhet të ndihemi të dashuruar me të. Jeta është shumë e shkurtër për t’i marrë gjërat si të mirëqena; duhet të gjejmë mënyra të reja për të qenë të dashuruar me jetën, mënyra për ta kërkuar lumturinë edhe në gjërat e vogla, të vlerësojmë realisht gjithçka që kemi. Gjyshja ime ka jetuar aq gjatë sa të kuptojë se jeta është e shkurtër, kështu që mësimi i saj është – duhet të jetojmë dhe ta shfrytëzojmë jetën në maksimum.

  1. Duhet të punojmë fort dhe të bëjmë çmos për t’i arritur synimet tona.

Rrethanat do të na udhëheqin, korrigjojnë dhe përmirësojnë gjatë gjithë jetës sonë. Pra, çfarëdo që të bëjmë, nuk duhet ta humbasim shpresën. Përpara çdo vështirësie, duhet të bësojmë se ky nuk është fundi i historisë sonë, dhe, në fund, do të jemi në gjendje t’ia dalim nga çdo situatë.

Gjyshja më nxiste të punoja shumë fort dhe të bëja çmos për t’i arritur gjërat që synoja. Ajo më thoshte se vetëm unë i dija pikat e mia të forta e të dobëta, dhe duhet të isha unë që të përpiqesha maksimalisht për t’i realizuar ëndrrat e mia. Të mos prisja nga të tjerët, por njëkohësisht dhe të kërkoja ndihmë kur nuk ia dilja dot.

Back to top button