Shkence

Çfarë është “Mers”, virusi që po tremb dhe Europën?

Rreziqet e përhapjes, terapitë e mundshme dhe norma e vdekshmërisë së një epidemie që po trondit Korenë e Jugut dhe që në Europë u shfaq për herë të parë para dy vjetësh

Screen Shot 2015-06-16 at 14.36.11

Mers është akronim për “Middle East Respiratory Syndrome” – Sindroma e Frymëmarrjes e Lindjes së Mesme. Gjatë javëve të fundit, në Korenë e Jugut ka shkaktuar vdekjen e 19 vetëve, ndërkohë që me 4 rastet e rinj të saporregjistruar, të prekurit janë tashmë 154. Nga sot ka dalë lajmi i një viktime në Europë: një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjermani, si pasojë e ndërlikimeve që burojnë prej sëmundjes, të cilën e kish marrë gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara.

Frikë

Për virusin, aktualisht nuk dihen shumë gjëra. Dihet që ka lindur përreth gadishullit arab dhe që mund të prekë edhe gamiljet, por mekanizmat e përhapjes nuk janë sqaruar ende, ashtu sikurse aktualisht nuk ekzistojnë kura specifike dhe efikase, apo një vaksinë në gjendje të parandalojë infektimin.

Historia

Rasti i parë i Mers është identifikuar në vitin 2012 nga një virolog egjiptian, Ali Mohamed Zaki, në Xhedah të Arabisë Saudite. Duke analizuar një kampion pështyme të një të sëmuri me polmonit, studiuesi vuri re praninë e një koronavirusi që deri atëherë ishte i panjohur. Një rast i dytë u identifikua, në po të njëjtin vit, tek një pacient në Katar, i cili kishte simptoma të ngjashme me ato të një gripi të zakonshëm.

Studimet e mëvonshëm, të bazuar në përballjen e informacioneve të mbledhur nga Zai, mundësuan identifikimin e rasteve të tjerë të ndryshëm mes Katarit dhe Arabisë Saudite. Sipas studiuesve të Mers, ai ka lindur mes viteve 2007 dhe 2012, përmes mutacionit dhe transmetimit mes kafshëve të ndryshme, dhe mund ta ketë patur origjinën tek lakuriqët e natës. Studime të mëtejshëm kanë konkluduar se për të paktën 20 vite, virusi ka qenë i përhapur mes gamiljeve, dhe pikërisht duke u nisur nga këto kafshë, është përhapur tek qeniet njerëzore, edhe pse ende nuk është sqaruar se si.

Rreziku i infektimit

Faktori parësor i përhapjes është kontakti i ngushtë me një person të infektuar. Sipas hipotezës më të besueshme, virusi udhëton përmes sekretimeve të frymëmarrjes, dhe mund të transmetohet përshembull edhe nga dikush që kollitet. Kontakti ndërnjerëzor nuk do të ishte ei mjaftueshëm. Personat më në rrezik konsiderohen ata që hyjnë në kontakt të ngushtë me të sëmurët, si personeli shëndetësor që merret me kurimin, apo me gamiljet. Por në këtë moment, nuk është asgjë e sigurtë.

Simptomat

Pasi të prek, virusi ka një periudhë inkubimi nga një në 12 ditë. Infeksioni shfaqet kryesisht me simptomat në frymëmarrje, sidomos kollë dhe marrje fryme, shoqëruar me temperaturë. Përfshihen edhe ethet, rrjedhje hundësh, dhembje koke, dhembje muskulore dhe shqetësime të zorrëve. Mers shkakton vdekjen në 4 nga 10 raste. Infeksioni mund të shkaktojë ndërlikime të rëndë në frymëmarrje dhe veshka. Në shumicën e rasteve të analizuar deri më sot, ata që kanë gjetur vdekjen kanë qenë persona me sistem imunitar të dobët, apo patologji që e bënin të dobët gjendjen e tyre shëndetësore, si diabeti, tumoret apo sëmundjet e mushkërive, kardiake ose sëmundje kronike të veshkave.

Terapitë

Nuk ekziston një kurë kundër Mers-it dhe as vaksina. Ata që sëmuren u nënshtrohen trajtimeve që janë në gjendje të mbajnë nën kontroll simptomat dhe frenuar përhapjen e virusit në organizëm.

Në botë

Sipas të dhënave zyrtare, që nga momenti kur është zbuluar Mers ka prekur 1200 vetë, nga të cilët 500 kanë gjetur vdekjen, për shkak të komplikacioneve me shkak virusin. Numri më i lartë i vdekjeve, 450, ka qenë në Arabinë Saudite.

Burimi: Il Giornale

Në shqip nga: ëëë.bota.al

Leave a Reply

Back to top button