Shendeti

Çfarë i shkakton makthet e përsëritura?

Screen Shot 2016-07-09 at 10.06.16Rreth 2-5 përqind e popullsisë vuan nga makthet e përsëritura, dhe shpesh arsyeja kryesore është se ata i  kanë mbijetuar një lloj situate të rrezikshme për jetën e tyre, si një aksidenti me makinë apo një sulmi të dhunshëm. Në fakt, një studim ka vlerësuar se ndërmjet 50-70 përqind të pacientëve me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) përjetojnë makthe kronike.

Kushte të tjera psikiatrike që lidhen me një rritje të rrezikut për të përjetuar makthe të shpeshta, përfshijnë skizofreninë, ankthin, dhe alkoolin dhe drogën. Në mesin e njerëzve pa një diagnozë psikiatrike, një studim i ditarëve të ëndrrave nga viti 2003, zbuloi se makthet përjetohen më shpesh gjatë periudhave të stresit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button