Zodiak Ditor

Çfarë parashikon astrologu italian për ditën e premte, 15 nëntor 2019?

DASHI

Ditë me dy fytyra kjo e premte. Mëngjesi do të jetë shumë i vlefshëm, ndërsa lodhja do të ndihet pasdite. Hëna prek sferën e kontakteve; ju mund të bëni përparim vetëm duke patur vetëkontroll të mjaftueshëm. Udhëtimet dhe miqësitë janë të favorizuara. Në dashuri kthehet pasioni.

DEMI

Rimëkëmbja është duke ndodhur, por paratë mungojnë. Duhet të bëni blerje por duhet ta shtyni këtë për disa javë. Në dashuri po rikuperoheni, por kini kujdes nëse duhet të merreni me dikë veçanërisht kokëfortë. Suksesi po vjen.

BINJAKET

Ju e keni Hënën në shenjën tuaj, gjithçka pra shkon drejt teprisë. Mos harroni se keni shumë gjëra për të bërë. Në familje ekziston një klimë e qetë, ka mundësi të zgjidhjes së problemeve në çifte. Ka pasur debate me partnerin, nesër mbrëma do të ketë një shans për t’u sqaruar.

GAFORRJA

Dashuria kthehet të jetë protagoniste. Një pasion i ri mund të lindë papritur. Venusi është në një formë neutrale dhe për këtë arsye në një pozicion paradoksalisht më luftarak për ju. Rezultate të shkëlqyera mund të arrihen me pak fjalë, pavarësisht lodhjes. Pas disa orësh Hëna do të jetë gjithashtu në anën tuaj. Pasioni afrohet në fundjavë.

LUANI

Ekziston një formë e mirë fizike. Mundohuni të bëni dhe të përfundoni gjithçka që keni lënë gjatë ditëve të fundit. Ndonjëherë gjithashtu duhet të delegojmë dhe ta lëmë veten të pushojë. Sa kohë ka që nuk e keni hequr prizën dhe nuk do të shkoni me pushime? Javët e fundit kanë qenë plot beteja dhe tani ka ardhur koha për pushim. Puna: janë të shpërblyera zgjedhjet përfundimtare.

VIRGJERESHA

Ju nuk jeni në formë, ka diçka që nuk shkon. Ju po ndjeni luhatje së brendshmi dhe së jashtmi. Kjo mund të ketë pasoja në çifte. Kjo është arsyeja pse ju jeni më pak të qetë dhe përfundimisht më debatues. Keni dyshime dhe jeni nervozë, por nesër mbrëmja do të jetë më e mirë.

PESHORJA

A do të jeni në gjendje të lëshoheni në emocione të reja? Shpresojmë të jetë kështu. Në çift ka një rishikim, ashtu si dhe në punë. Në çdo rast, të gjitha risitë që lindin tani mund t’ju japin shumë energji. Mundohuni të jeni të vendosur dhe të sigurt për veten tuaj, mos kultivoni mëri edhe në dashuri. Nëse partneri e ndjen veten larg, ndoshta edhe ju keni njëfarë përgjegjësie.

AKREPI

Fundjava plot emocione. Nga kjo natë Hëna do të kalojë në një shenjë miqësore dhe nga e Diela do të keni mundësi të zgjidhni çdo lloj problem, veçanërisht nëse ka pasur debate në dashuri. Ju dëshironi të ndiheni efikasë dhe të ndërtoni diçka të rëndësishme. Por duhet të mbështeteni gjithashtu te të tjerët, jo gjithmonë mund të bëni gjithçka vetë.

SHIGJETARI

Për Shigjetarin do të jetë një ditë e paqartë në mëngjes nga kundërshtimi i Hënës. Kujdes maksimal në të gjitha situatat. Nëse keni angazhime të vështira, është më mirë t’i shtyni. Çdo vendim lidhur me ndjenjat duhet të shtyhet deri të hënën, ashtu sikurse dhe ato që lidhen me punën. Kujdes në negociata, në takime.

BRICJAPI

Një person që ka hyrë kohët e fundit në jetën tuaj mund të bëhet i rëndësishëm për ju. Favorizohen histori të reja dashurie. Dashuria kërkon një prani më të madhe edhe nëse mund të kapesh “në mes” dy historive në të njëjtën kohë. Marrëdhëniet me Demin, Ujorin dhe Akrepin janë më intriguese. Të preferuara janë projektet e reja, si dhe ata që janë sipërmarrës.

UJORI

Ju mund të jetoni shkëlqyeshëm dhe ndjenjat mund të fitojnë terren. Nëse jeni duke u marrë me një të shenjës së Binjakëve, mbajeni atë në jetën tuaj. Financat dhe burokracia: ende nuk është e mundur të zgjidhen të gjitha problemet, për ata që përpiqen të bëjnë biznes tani. Ruani energjinë tuaj. Demi dhe Luani mund të jenë, ose të rikthehen të jenë, të rëndësishëm në jetën tuaj në javët e ardhshme.

PESHQIT

Besojini intuitave tuaja. Hiqni dorë nga melankolia dhe mbani larg mërzinë që mund të ndihet në këtë të premte, 15 Nëntor. Një fundjavë e favorshme për të realizuar një dëshirë të vjetër. Dashuria: të dielën Hëna do të jetë e favorshme dhe ju mund të jeni veçanërisht bindës. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button