Shkence

Çfarë përfitojmë ne nga vullkanet?

screen-shot-2016-09-20-at-15-39-34E justifikueshme pasja frikë nga shpërthimet e vullkanëve, por ata sjellin fertilitet në zonat ku ndodhin si dhe materiale ndërtimi të nevojshëm.Vullkanet kanë shkatërruar qytete si Pompei, qytetërime si ai Minoan, gjithashtu kanë provokuar ndryshime meteorologjike siç ndodhi në 1816, kur shpërthimi i Tamborës çoi në ulje globale të temperaturave. Me pak fjalë është e vështirë të imagjinosh se diçka e mirë mund të vijë nga një shpërthim vullkanik, por ja që qenka.

Agrikultura. Një nga përfitimet e të jetuarit nën këmbën e një vullkani është se hiri i tij përmban përbërës që shndrrojnë dheun, ku depozitohen, në zonë fertile. Këtë e dinë mjaft mirë bujqit që e kishin rrëzën e malit Vezuv përballë me gjirin e Napolit.

Krijim i tokës. Ishujt Havai si dhe Kanariet, Ryūkyū, Aleutianas, Qiproja, Kreta, dhe Antilet janë shembull i formimit të tokave të reja të shkaktuara nga shpërthime vullkanike nënujore.

Teknologjia. Ne përfitojmë materiale të nevojshëm si guri vullkanik që shërben për llaçin në ndërtim dhe për të pastruar metalet, perlat e vogla në ndërtim, në përpunimin e qeramikës dhe në hortikulturë, gurët doloritë dhe gurët e zinj vullkanikë që përdoren në rrugë si zhavorr për hekurudhat, materiali për çatitë dhe digat.

Leave a Reply

Back to top button