Your Life

Çfarë shkruhej në letrën e një fëmije “të vrarë” shpirtërisht nga prindërit? Fjalët e tij do t’jua thyejnë zemrën

Kjo është historia e Ivanit, por që përfaqëson miliona fëmijë në mbarë botën që, ashtu si ai, jetojnë në të njëjtat rrethana. Mesazhi që ai përcjell është i rëndësishëm dhe nuk duhet t’i harrojmë kurrë raste të tilla. Në duart e djalit të vrarë nga prindërit e tij, një mjek gjeti këtë letër :

“Unë quhem Ivan. Jam 12 vjeç. E dua shumë mamin dhe babin, por për të qenë i sinqertë, kam edhe shumë frikë prej tyre. Më qëllojnë shpesh, edhe pse nuk di t’u bëj ndonjë gjë të keqe.

Këtë mëngjes isha në shkollë. Më pëlqejnë mësuesi dhe shokët e mi, edhe pse nuk kam shokë. Kjo është arsyeja se pse shpesh rri në klasë gjatë pushimeve. Askush nuk do të luajë me mua. Kam kërkuar të bëj shoqëri me ta, por më kanë refuzuar duke më thënë që ia shpif atyre. Qeshin shpesh me mua, edhe për shkak të veshjes sime.

Një ditë pasi mbaruam mësimin, shkova në dhomat e zhveshjes dhe vodha një xhaketë të vjetër që dukej sikur nuk i përkiste askujt dhe që ishte aty prej ditësh. Pastaj u nisa për në shtëpi dhe nisa të kem ftohtë me atë xhaketë. Frynte një erë e ftohtë dhe plot furi. Gjatë rrugës, dikush më qëlloi nga pas dhe dikush tjetër bërtiti : “Askush nuk të pëlqen, idiot!”.

Kanë nisur të më qëllojnë vazhdimisht, derisa në një moment u lodhën dhe u larguan duke më lënë mua përtokë. Unë vetëm qaja. Nuk qaja për të ftohtin, por për faktin se nuk kisha asnjë shok që të më dilte në krahë, kur kisha nevojë…

Kur mbërrita në shtëpi, mami më kapi prej flokësh. “Ku ishe? Pse je bërë kaq i pistë?” bërtiste ajo. “Je një fëmijë i ndyrë, ndaj sot s’ka darkë dhe do mbyllesh me çelës në dhomën tënde”. Bëra siç më tha mami, shkova në dhomën time dhe nuk dola deri ditën tjetër, edhe pse isha plot dhimbje dhe shenja nga e rrahura e një dite më parë.

Rezultatet e mia nisën të binin dhe kur babi e mori vesh, më goditi aq shumë saqë një dhemb m’u thye. Kjo ishte një arsye më shumë që prindërit e mi të qeshnin me mua.

Ditët kalonin dhe një herë unë nisa të ndieja një dhimbje të fortë në gjoks. Prindërit nuk u shqetësuan se unë isha i sëmurë, edhe pse nuk i kisha gënjyer. Kur shkova në shtrat, u mundova ta duroj dhimbjen. I doja prindërit që t’u shtoja akoma më shumë shqetësimet, duke menduar edhe për mua.

Ditën tjetër mësuesi na kërkoi të vizatonim diçka që ëndërronim të kishim. Fëmijët e tjerë vizatuan makina, kukulla dhe shtëpi. Unë jo. Jo sepse nuk më pëlqenin këto gjëra, por sepse ajo që doja, ishin dy prindër të dashur me mua. Kështu që, pikturova një familje. Një nënë, një baba dhe një djalë duke luajtur të lumtur së bashku. Ndërkohë që e bëja atë pikturë, kam nisur të qaj. Do të doja edhe unë një nënë dhe një baba që të më donin si ata në foto.

Kur të gjithë duhet të prezantonim vizatimin tonë, të gjithë qeshën me mua. Unë gjeta forcën të vazhdoja të tregoja se dëshira ime më e madhe ishte të kisha një familje që të më donte, ndërkohë që të qeshurat u shtuan akoma më shumë. Ia ktheva “Ju lutem, mos qeshni me mua. Kjo është ëndrra ime më e madhe. Mund të më gjuani, të më urreni, por ju lutem, mos qeshni me ëndrrat e mia”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button