EnciklopedikeSpeciale

Çifte të çmendur. Nga Bonnie & Clyde, deri tek vrasësit e zemrave të vetmuara

Nga Bonnie dhe Clyde, tek dyshja e snajperëve vrasës në Uashington dhe në Merilend. Nga Frank dhe Jesse James deri tek vëllezërit psikopatë Menendez, që nuk kursyen as babanë dhe nënën e tyre. Ja një listë e dysheve vrasëse që kanë tronditur Amerikën për një shekull të tërë

Screen Shot 2015-08-11 at 16.27.22

BONNIE DHE CLYDE

Bonnie dhe Clyde, të jashtëligjshmit simpatikë që ishin aq shumë të dashuruar, u zunë në pritë nga forcat e policisë jashtë Gibslandit, Luizianë 79 vjet më parë, në 23 maj 1934. Të zënë në kurth brenda një makine, ata u ndodhën në breshërinë e armëve automatike dhe çmenduria 21 mujore që përfshiu grabitje të stacioneve të karburantit, restorante dhe banka lokale mori fund. Bonnie Parker dhe Clyde Barrow ishin njerëz që bëmat e tyre i kishin të vogla, por brutale – ata kishin një prirje që të vdisnin këdo që u dilte para. Në janar 1934, ata orkestruan një arrati nga burgu në Teksas e cila rezultoi në vdekjen e dy rojeve.

Tre muaj më vonë, ata vranë dy oficerë policie si dhe një polic të thjeshtë, ndërsa morën peng një shef policie. Patrulla e autostradës së Teksasit shpalli mobilizimin e përgjithshëm dhe do të ishte vetëm çështje kohe përpara se ata të kapeshin. Çifti nuk u martua asnjëherë dhe Parker nuk kish një të kaluar kriminale përpara se të takonte Barrowsin, një ish i dënuar. Historianët besojnë se ajo zgjodhi jetën e krimit sepse ishte e dashuruar, dhe një seri fotografish e të dyve tregon se kjo qe e vërtetë. Historia e tyre ngjante me një film dhe më vonë u bë vërtetë një i tillë.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.28.12

BUTCH CASSIDY DHE SUNDANCE KID

Butch Cassidy dhe Sundance Kid kishin një huq, që u viheshin pas trenave. Në periudhën mes viteve 1896 dhe 1990 dyshja, bashkë me të paktën shtatë anëtarë të tjerë të bandës “Koteci i Grabitësve” grabitën dhjetëra trena duke përfshirë një grabitje në 2 qershor të vitit 1899 në të cilën u morën mijëra dollarë nga një kasafortë e një vagoni të Union pacific. Me autoritetet që tashmë u ishin qepur këmba-këmbës, Cassidy dhe Sundance (emrat e vërtetë të tyre ishin robert LeRoy dhe Harry Longabaugh) u arratisën në amerikën Latine dhe më vonë ose vdiqën në Bolivi gjatë një përleshjeje me armë në vitin 1909, ose në Uruguaji po në një përpleshje me armë në vitin 1911 ose nuk vdiqën në asnjë prej tyre, por, sipas një tjetër versioni, u arratisën për në Alaskë (ose ndoshta në Nevadë apo Uajoming) ku jetuan të qetë dhe në fshehtësi deri në vitet tridhjetë. Më shumë gjasa ka që historia e Bolivisë të jetë më e sakta; detektivë të agjencisë Pinkerton, e ngarkuar për të gjetur të jashtëligjshmit, konsideruan këtë version si të vërtetin.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.28.53

FRANK DHE JESSE JAMES

Dy prej të jashtëligjshmëve më të fam- shëm të Perëndimit të Egër, Jesse James dhe vëllai i tij më i madh, Frank i “mprehën” dhëmbët si guerilas të konfederatës gjatë Luftës Civile. Në shtator të vitit 1864, për shembull, si pjesë e një grupi rebelësh të udhëhequr nga gjakësori Bill Anderson, ata ndaluan një tren, e grabitën dhe vranë 22 nga 23 ushtarët e paarmatosur të Unionit që ndodheshin në tren, duke u hequr skalpin shumë prej tyre. Pas luftës, të shkundur për shkak të humbjes së Jugut, ata nisën të enden nga Ajoua në Alabamë dhe Teksas, duke grabitur banka, marrë peng trena si
dhe duke grabitur karroca udhëtarësh, dyqane si dhe kalimtarë të pafatë. Një prej goditjeve të tyre më të mëdha erdhi në vitin 1866, kur ata ishin mes banditëve që kryen të parën grabitje banke që ndodhte në dritën e diellit, duke vrarë një njeri që ndodhej aty rastësisht si dhe duke u larguar me 58 mijë dollarë të grabitur. Pavarësisht krimeve të tyre të dhunshëm, në Jugun e tronditur nga lufta vëllezërit James konsideroheshin nga shumica e njerëzve si patriotë. Edhe sot e kësaj dite, të romanticizuar në letërsi, ata shihen si pjesë e legjendave popullore.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.29.39

VRASËSIT E ZEMRAVE TË VETMUARA

Ndërkohë që kryente burgimin për vjedhje të rëndomta në vitet dyzetë, Raymond Fernandez mësoi për voodoo-në dhe okulten nga një shok i tij i qelisë.

Sapo u lirua nga burgu, Fernandez nisi të besojë se ai do të ishte në gjendje që të vihej në zotërim të grave përmes artit të okultes dhe nisi të shkruajë letra në adresat e dhjetëra reklamave të botuara në gazetë nga gra të vetmuara. Synimi i tij: të përpiqej t’i joshte, të fitonte besimin e tyre, t’i grabiste dhe më pas të zhdukej – gjë që funksionoi deri në momentin kur një prej viktimave, Martha Beck u shfaq në derën e shtëpisë së tij bashkë me dy fëmijët e saj. Fernandez ra dakord ta lërë të qëndrojë vetëm nëse ajo hiqte qafe fëmijët, të cilët u braktisën menjëherë në duart e Ush- trisë së Shpëtimit. Cifti vijoi të grabisë gra, por Beck, një grua shumë xheloze dhe e paqëndrueshme mendërisht nuk ishte e gatshme që të ndante Fernandezin me të tjerat, kështu që ata nisën të vrasin shënjestrat e tyre. Pas vrasjes së një vejushe të re dhe fëmijës së saj, të dy u arrestuan, firmosën një rrëfim prej 73 faqesh dhe vdiqën në karriken elektrike në burgun Sing Sing në vitin 1951. Vrasësit e Zemrave të Vetmuara besohet të kenë vrarë 20 vetë.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.30.11

WILLIAM BURKE & WILLIAM HARE

Studimi i anatomisë u bë shumë popullor gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe kolegje të tillë si Universiteti i Edinburgut të kufizuar me ligj që u jepte shkollave vetëm një kufomë në vit u gjendën në një situatë ku kishte një sasi të pamjaftueshme kufomash ligjërisht të disponueshme për të plotësuar kërkesën. Rritja e trysnisë nga ana e organizatave të studentëve bëri që kirurgët të bëheshin më pak të interesuar se ku i merrnin materialet e tyre si dhe të bënin më pak pyetje se kur këta ishin siguruar. Grabitja e varreve – dhe sjellje të tjera më të neveritshme – u rritën shumë në numër dhe mbizotëruese. William Burke u vendos në banesën e dhënë me qera nga William Hare në vitin 1827. Kur një klient i cili i kish ende para qeraje për t’i paguar Hares vdiq në fund të atij viti, Hare u përpoq ta marrë atë që i takonte duke e shitur kufomën e tij tek Kolegji Mjekësor i Edinburgut, me qëllim fitimi. Të inkurajuar prej parave të fituara, dyshja më pas vrau dhe shiti 17 viktima për t’u përdorur për qëllime studimore, përpara se të kapeshin. Me një mungesë provash bindëse kundër tyre, Hare përftoi imunitet nga ana e prokurorisë në këmbim të dëshmisë kundër partnerit të tij. Burke u shpall fajtor dhe ekzekutimi i tij me varje pas shpalljes fajtor mblodhi numrin më të madh të spektatorëve në historinë e Edinburgut. Pas kësaj, trupi i tij u përdor publikisht për studim dhe iu krye autopsia para turmës së madhe të njerëzve në Kolegjin Mjekësor të Edinburgut, aty ku skeleti i tij, maska e vdekjes dhe sendet e bëra nga lëkura e tij e mavijosur mbeten të shfaqura edhe sot e kësaj dite.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.30.48

LEOPOLD DHE LOEB

Ata nuk dukeshin aspak si vrasës. Richard Loeb, një student i diplomuar 18 vjeçar ishte një djalë i zgjuar, simpatik, i shkathët, joshës dhe shumë i pasur. Miku dhe i dashuri i tij, 19 vjeçari Nathan Leopold ishte një student brilant i juripsrudencës, një ornitolog shumë i njohur si dhe trashëgimtar i një pasurie shumë të madhe nga një fabrikë prodhimesh.

Por pavarësisht prejardhjes familjare, dyshja – që e konsideronin veten e tyre supermenë Niceanë për të cilët ligjet nuk mund të gjenin zbatim – u fiksuan kaq shumë pas realizimit të krimit të përsosur. Megjithatë, vërtetuan më vonë se ishin thjeshtë kriminelë të paaftë. Në 21 maj të vitit 1924, të dy djemtë rrëmbyen dhe vranë kushëririn 14 vjecar të Loeb, Bobby Franks. Ndërkohë që po hidhnin trupin e tij të vdekur në një kanal ujërash të zeza pranë shtëpive të tyre në Çikago, Leopoldit i ranë syzet. Plani i përsosur pësoi një çarje dhe u zhbë; brenda dhjetë ditësh të dy kishin rrëfyer për krimin makabër. Leopold pranoi se kishin vrarë thjeshtë për shkak të emocionit që shkaktonte kjo vepër. “Një etje për dije”, deklaroi Leopoldi i dhënë pas librave, duke folur për përvojën e vrasjes, “është jashtëzakonisht shumë e lavdërueshme, pavarësisht se çfarë dhimbjeje ekstreme apo lëndimi mund t’u shkaktojë të tjerëve”. As edhe mbrojtja e super avokatit Clarence Darrow nuk mundi t’i shpëtojë ata nga dënimi, ndonëse dyshja ia doli mbanë që t’i shpëtonte dënimit me vdekje. Loeb, kreu i dyshes u vra më vonë nga një tjetër i burgosur në burgun ku po kryente dënimin në vitin 1936; Leopold u lirua me kusht në vitin 1958 dhe u zhvendos në Porto Riko, aty ku drejtoi një spital në të cilin trajtoheshin të sëmurët me lebrozë.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.31.25

JULIUS DHE ETHEL ROSENBERG

Etiketimi i Julius dhe Ethel Rosenbergut si një cift vrasësisht është një cështje shumë e debatueshme edhe sot e kësaj dite. Të dy ishin të parët civilë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u ekzekutuan nën akuzën e komplotit për kryerje spiunazhi në vitin 1953. Të akuzuar se kishin dhënë informacione në lidhje me bombën atomike tek agjentë të Bashkimit Sovjetik, dënimi i tyre me vdekje shkaktoi zemërim të madh dhe reagime të ashpra në publikun amerikan. “Mos lejoni që të ndodhë ky krim kundër njerëzimit”, u bënte thirrje Pablo Picasso autoriteteve amerikane.
Dhe Jean Paul Sartre shkruante: “Ju jeni të frikësuar nga hija e bombës tuaj”. Edhe Papa Piu XII i kërkoi presidentit amerikan Eisenhower që të falte çiftin, por më kot. Fajtorë apo jo, Rosenbergët vdiqën në karriken elektrike në burgun Sing Sing, jo më vonë se dy vite pasi vrasësit e Zemrave të Vetmuara kishin pësuar të njëjtin fat me ta në po të jëjtin vend.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.31.53

VËLLEZËRIT MENENDEZ

Që në moshë të re, vëllezërit Lyle dhe Erik Menendez ishin të lidhur me njëri tjetrin aq shumë sa për shumëkënd konsiderohej një lidhje përtej normales. Fakti që kishin qenë përballë një babai që ishte drejtues i një biznesi shumë të madh dhe të suksesshëm, i cili kish vendosur rregulla shumë të ashpër dhe që nuk priste asgjë përvecse më të mirës nga dy djemtë e tij, mund t’i ketë bërë të dy djemtë që të ishin shumë të ndërvarur nga njëri-tjetri – si dhe shumë të gatshëm e të prirur për të përforcuar sjelljen e keqe të tjetrit.

Ata kryen të dy së bashku grabitje shtëpish, kishin rezultate shumë të këqia në shkollë dhe shmangnin gjithmonë kontaktet me të tjerët. E ëma e tyre, Kitty, e cila ishte e trazuar nga mosbeni- skëria martesore e bashkëshortit të saj si dhe tendencat sociopate të diagonstikuara tek të dy djemtë e saj, i mbante nën vështrim të rreptë dhe nga afër Lyle, 21 vjec një student i Princetonit, si dhe Erikun, 18 vjec. Por jo me syrin vëzhgues dhe të kujdesshëm që kanë zakonisht prindërit – kjo ishte një grua që kishte frikë për sigurinë e saj. Pasi kishin parë Klubin e Djemve Miliarderë – një miniseri televizive që fliste për një klub social dhe investimesh në Kaliforninë e Jugut që u kthye tek vrasjet pasi skema e tyre nisi të shpërbëhet – Lyle dhe Erik vendosën që të hiqnin qafe babanë e tyre abuzues si dhe të shpë- tonin nënën e tyre nga halli i madh i të jetuarit pa bashkëshortin, duke e vrarë edhe atë.

Ata qëlluan për vdekje prindërit e tyre në shtëpinë e tyre të madhe në Beverly Hills në 20 gusht të vitit 1989. Për shtatë muaj pas vrasjeve ata nisën një seri grabitjesh në dyqane, nisën biznese falsë si dhe jetuan nëpër hotele të paguar nga kompania e babait të tyre. Deri në fund të vitit 1989, të dy djemtë kishin shpenzuar më shumë se një milionë dollarë. Policia i konsideroi të dyshimta të gjithë këto shpenzime, por ajo që çoi në arrestimin e të dy vëllezërve ishte në fakt një krizë nervore që pësoi Eriku, si dhe rrëfimi i tij tek një psikoterapist.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.32.20

VRASËSIT E SHKOLLËS COLUMBINE

Do të donim që të fshinim dyshen e Littleton nga kjo listë, qoftë edhe për faktin që t’u mohonim atyre një tjetër buzëqeshje fame që ata e kërkonin aq shumë.

Por nuk mund të mohojë askush se masakra që shkaktuan Eric Harris dhe Dylan Klebold në Shkollën e Mesme Columbine në 20 prill të vitit 1999 ishte një prej krimeve më të famshëm dhe më të tmerrshëm të shekullit që kaloi. Dyshja – Harris, një psikopat ekstrovert dhe Klebold, një vetmitar

i depresionuar – shkuan në shkollën ku studionin edhe vetë dhe vranë 13 persona përpara se të kthenin nga vetja tytat e armëve me të cilat kishin kryer krimet.
Nuk ishte e para masakër e këtij lloji në një shkollë dhe nuk ishte kjo me më shumë viktima (ky emërtim i tmerrshëm i takon vrasësit teknologjik të Virxhinias, Cho Seung Hui). Por Columbine ishte një tragjedi tronditëse dhe e pakuptimtë e cila la një plagë që, 14 vite më vonë nuk ka treguar asnjë shenjë zbehjeje nga ndërgjeja e amerikanëve.

Screen Shot 2015-08-11 at 16.32.52

SNAJPERËT E WASHINGTON DC

Brenda tre javëve në tetor të vitit 2002, John Muhammad 41 vjeç dhe John Lee Malvo, 17 vjeç qëlluan dhe vranë pa dallim 13 vetë në një seri vrasjesh me snajper duke u zhvendosur nga Washington DC, në Rockville, Maryland dhe në Virxhinia. Ata u gjetën teksa ishin duke fjetur në makinën e tyre Chevrolet Caprice prodhim i vitit 1990 – e cila kishte një vrimë të vogël në pjesën e pasme, prej nga të dy ishin në gjendje që të vinin në shënjestër viktimat, pa u pikasur.

Kur u kap, dyshja ndodhej në autostradën Interstate I-95 në natën e 24 tetorit. Përmes letrave dhe telefonatave ata kishin kërkuar 10 milionë dollarë, por pa asnjë sukses. Kur u kapën, hetuesit mësuan se ata kishin lidhje edhe me gjashtë atentate të tjera, trej prej të cilave fatale në shtete të tjerë. Dyshja përdorte radio me rreze të shkurtër gjatë vrasjeve që kryente dhe herë pas here ndërronin vendet, njëri vrasës dhe tjetri rojë. Për krimet që kishin kryer në Virxhinia, Muhammad u dënua me vdekje; Malvo, i gjykuar si një person në moshë të rritur, mori dënim me burgim të përjetshëm. Në Maryland, të dy u dënuan me gjashtë dënime të përjetshëm, pa patur mundësi lirimi me kusht. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button