Histori

HISTORI / Stalini përballë Trockit: Lufta totale

A e justifikon mjeti qëllimin?

Përgjigjen e kësaj dileme e ka dhënë shkrimtari i madh, Fiodor Dostoyevski:

Ecte bashkë me një mik dhe pa disa fëmijë që luanin në rrugë. Miku e pyet: Nëse për të triunfuar ky revolucioni për të cilin flet, duhej të vdiste një nga këta fëmijë, do ta pranoje?

Kurrë!

Coyoacán, Meksikë, 28 maj 1940, ora 3 e pasdites León Trotsky po lexon një tekst. Një i ri komunist, spanjoll, Ramón Mercader del Río u hoq si student i letërsisë dhe i kërkon një mendim. Ndërsa arkitekti i Revolucionit po lexon rrjeshtat e parë, Mercader nga prapa i ngul në kokë një kazmë me bisht të shkurtër. Plaga prej 7 cm thellësi është vdekjeprurëse. Trotsky vdes në spital në orën 8 të darkës të po asaj dite…Në Moskë, pothuaj 11 mijë km larg nga krimi, sapo e merr vesh Jose Stalini feston me shampanjë, pije dhe preferon vodkën. I është përmbushur urdhri. Jo shumë kohë më parë dhe pas largimit të Trotsky-it jashtë vendit i thotë Pável Sudoplátov-it, numrit 2 të sektorit për jashtë të Byrosë Politike: – Bëri shumë mirë që u arratis. Fraksioni i tij nuk ka rol domethënës. Vdes ai, zhduket problemi.

Jo vetëm që e dënon me vdekje, urdhëron pa fjalë të drejtpërdrejta dhe bashkëbiseduesi i tij vë në zbatim mekanizmin. Stalini, “gjeorgjiani i mrekullueshëm”, siç e ka quajtur Lenini para se të nuhaste ambicien e tij, nuk kishte kufij. Është një zot absolut dhe me çmim gjaku; miliona të vdekur, më i madhi dhe një nga më të pasurit në planet. Kur Lenini, babai i padiskutueshëm i Revolucionit të 1917 e sfidon ishte tepër vonë. Ai tha se: “ Stalini ështe shumë i ashpër dhe ky defekt, perfekt i pranueshëm në mjedisin tonë dhe mes komunistësh, është i papranueshëm për postin e sekretarit të përgjithshëm. Për këtë arsye u propozoj shokëve që të gjejnë një mënyrë për ta hequr dhe për të emëruar në vend të tij një njeri që aspak të mos i ngjajë.”

Fjalët i mori era…

Rivaliteti, urrejtja dhe përçmimi mes Trotsky-t dhe Stalinit është një nga kundërshtitë më të egra të komunizmit: ajo diktaturë mbytëse që qeverisi në Rusi dhe në satelitët e saj, Bashkimin Sovjetik përgjatë 7 dekadave deri tek ngopja dhe tek kazmat që shembën Murin e Berlinit, ky i fundit burgu nën qiell të hapur i sektorit të Gjermanisë Lindore…

Të dy burrat, pavarsisht ndryshimeve që nga lindja, karakteri, kultura dhe veprimi donin të njëjtën gjë: shkatërrimin e carizmit dhe regjimin e tij kriminel të aristokracisë së pasur dhe fshatarsisë që vuante nga uria.

Lev Davídovich Bronstein, Trotsky ishte emri që adoptoi, lindi në Iankova në tetor 1879. Iósif Vissariónovich Dzhugashvili, Stalin që do të thotë “njeri i hekurt” lindi në Gjeorgji pothuaj një vit më vonë.  Trotsky ishte fëmija i pronarëve hebrenj të tokave, Stalini fëmija i një këpucari të varfër, të dhunshëm dhe pijanec. Trotsky kishte gjithçka: fizik, elegancë, donzhuan dhe me mjaft sukses, fanatizmin e nevojshëm dhe ashpërsinë për të udhëhequr masat pavarsisht dyshimeve të Stalinit: “Si mundet një njeri i tillë të tërheqë popullin?” Stalini nga ana tjetër nuk kishte asgjë. Ishte një fëmijë rruge, i rrahur nga grushtat, zënkat dhe nga uria shumë herë. Pamja fizike; e kundërta e Trotsky-it. I madh, ecje e rëndë, krahu i majtë më i shkurtër se ai i djathtë, fytyra me shenja nga variçela, lëkurë gri, sy të verdhë si të maces dhe një e folur e ngadaltë dhe monotone, armiku më i keq i bindjes, por shumë inteligjent, nxënës i shkëlqyer në seminarin e Tiflisit dhe një joshës i zonjave me më shumë sukses nga sa mund të imagjinohet. Përsa i përket veprimit ishin si vaji dhe uji.

Trotsky ishte një njeri vullkanik, që nuk reflektonte ndonjëherë, që luante shumë fort të gjitha kartat e tij. Stalini një pacient duhanpirës me llullë, që reflektonte, metodik, i humbur në mendime, i largët. Një kafshë e tërhequr në pritje të momentit për t’u hedhur mbi prenë e vet. Dhe mes tyre qëndronte guri i revolucionit; Vladímir Ilich Uliánov (Lenin), Mbreti Diell i Revolucionit. Vdiq shumë i ri, në vitin 1924 në moshën 58 vjeçare dhe i goditur nga disa atake cerebrale. Nëse do të kishte jetuar më shumë, ndoshta do të kishte mundur të ndryshonte diçka në histori. Lufta për pushtet i ndau në Montekë dhe Kapuletë. Ajo shprehja e Leninit: “I gjithë pushteti për sovjetikët” që përfshinte fshatarësinë, ushtrinë, punëtorët në vend që t’i bashkonte i ndau për gjithmonë. Stalini, lideri absolut për bolshevikët dhe Trotsky për menshevikët. Përtej nuancave dhe kompleksitetit të Revolucionit, Stalini kërkonte revolucionarë profesionistë të disiplinuar nga dhe për Rusinë, pra diktaturën e proletariatit dhe Trotsky në ndryshim një parti masash jo shumë të organizuara si dhe triunfin e Revolucionit të përhershëm. Të dy hynë në burg, u deportuan, u larguan, u arratisën nga burgu, të dy braktisën gratë dhe fëmijët për hir të revolucionit. Stalini po ndërton pushtetin me akte gjithnjë e më të dhunshme, p.sh me shpronësime të tokave që Lenini gjithnjë i vëmendshëm ndaj arkës së partisë e duartroket. Për më tepër ngriti një bandë, disa miq të tij nga fëmijëria që imponuan një regjim terrori, vjedhje, vrasje, grabitje biznesesh, shkatërrim të të mirave materialeve, ndërsa Trotsky filloi të ishte një hije, një zog i vetmuar në hartën e marksizëm- leninizmit.

Njeriut të përjetshëm me llulë i mungonte vetëm një mundësi dhe këtë e mori, Lufta e Dytë botërore: bashkimi i tij me aleatët, dimri rus, goditja ndaj nazizmit dhe luksi i ushtarëve sovjetikë që e bënë flamurin e kuq me drapër dhe çekiç të ngrihej mbi parlamentin gjerman. Stalini vdiq nga hemorragjia cerebrale në 5 mars 1953 në moshën 74 vjeçare. Një teori thotë që u helmua. Në pothuaj 40 vitet e tij të qeverisjes Rusia kaloi nga një vend agrar në fuqinë e dytë industriale të botës me një çmim të lartë. Mes deportimeve, pushkatimeve, eliminimeve, kulakëve, burgjeve, paranoja e tij shihte armiq në çdo cep dhe vrau më shumë 10 milionë njerëz. Të tjerë thonë 20 mijë. Mbrojtësit e tij shprehen se Stalini mori një vend që punonte me plugje druri dhe se në vitin 1961 vuri njeriun e parë në hapsirë, Yuri Gagarin.

A e justifikon mjeti qëllimin?

Përgjigjen e kësaj dileme e ka dhënë shkrimtari i madh, Fiodor Dostoyevski:

Ecte bashkë me një mik dhe pa disa fëmijë që luanin në rrugë. Miku e pyet: Nëse për të triunfuar ky revolucioni për të cilin flet, duhej të vdiste një nga këta fëmijë, do ta pranoje?

Kurrë! / Scoopnest – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button