Psikologji

Letra që një baba i shkruan së bijës, për të shoqin e saj

Këto fjalë të mrekullueshme duhet t’i lexojë çdo vajzë. Përmbajtja e letrës është kjo :

“E vogla ime,

Së fundmi, unë dhe mamaja jote ishim duke kërkuar diçka në Google. Si përgjigje, motori i kërkimit na nxorri disa rezultate, një nga të cilët ishte edhe “Si të mbash një mashkull?”. Nisëm ta lexonim artikullin dhe në të trajtoheshin edhe gjëra shumë të thjeshta, si “kur duhet ta dëgjosh burrrin”, “si të përgatisësh një vakt të mirë për të”, por që në shumicën e paragrafëve në material trajtohej vetëm aspekti i marrëdhënieve seksuale. Kjo gjë më acaroi në çdo aspekt. E vogla ime, nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk ka për të ekzistuar një detyrë e tipit “si të mbash një mashkull”.

Vogëlushe, detyra jote e vetme është t’i kujtosh vetes se je e denjë për dashurinë e një mashkulli të mirë. Të mbash një besim të tillë në thellësi të shpirtit tënd, aty ku nuk mund ta shkatërrojnë dot dështimet, apo egoizmi i të tjerëve, të jep ty siguri. (Nëse kujton se jo vetëm ti, por çdokush është i denjë për dashurinë dhe respektin, beteja me jetën, mund të konsiderohet e fituar, por ky është një argument për një letër tjetër).

Nëse mendon se je plot vlera, atëherë do të jesh në gjendje të tërheqësh drejt vetes një mashkull që do të vlerësojë dhe që do të dojë ta kalojë gjithë jetën me ty duke u dashuruar akoma më tepër me ty me kalimin e kohës.

E vogla ime, mua nuk më intereson, nëse ai që ti do të zgjedhësh, do të jetë apo jo aristokrat. Për mua ka rëndësi që ai të mos ia hedhë sytë dikujt tjetër, edhe kur të ketë probleme me ty në shtëpi. Nuk më intereson nëse vonohet natën duke luajtur me shokët në kalçeto, por më intereson që kur ju të bëheni me fëmijë, ai të luajë edhe me ta.
Nuk më intereson se sa guximtar është, por se sa i ndjeshëm dhe i sinqertë është ai për të të shprehur gjithçka që ndjen për ty. Ai duhet të të nderojë në shtëpi dhe të të respektojë e të të dojë me gjithë zemrën e tij.
Nuk më intereson ngjyra e lëkurës së tij, mjafton që ai t’i japë ngjyra jetës tënde me durimin, sakrificat dhe butësinë e zemrës së tij. Dhe gjëja e fundit, vogëlushe, është kjo. Nëse ti gjen dikë që nuk më ngjan mua, por që të pëlqen ty për atë që je, atëherë mbaje atë fort dhe ji vetvetja. Sepse, gjëja më e rëndësishme për të mbajtur një mashkull, sipas meje, është të jesh vetvetja.

Nga një burrë që të do e do të të dojë përherë,

Babai yt”. / f.xh. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button