Smartfonët po shëndrrohen gjithnjë e më shumë në mjete të fuqishme por nuk po ndodh e njëjta gjë me bateritë e tyre. Kjo për faktin se shtimi i aplikacioneve e bën më të vështirë jetëgjatësinë e tyre. Sipas një studimi, smartfonët në Shtetet e Bashkuara kanë mesatarisht 30 aplikacionetë instaluara. Aplikacionet më të përdorshme janë pikërisht ato të cilat konsumojnë më shumë energjinë e baterisë. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga AVG Technologies mbi smartfonët Android.
Disa nga aplikacionet që konsumojnë më shumë baterinë janë ato të cilat startojnë automatikisht edhe nëse ju nuk i përdorni ato. Sipas studimit, listën e aplikacioneve që kanë një shpenzim të lartë energjie e kryesojnë Facebook, Kik, WhatsApp, Facebook Messenger dhe RetailMeNot. Këto aplikacione vazhdojnë të funksionojnë në sfond, të kërkojnë përditësime apo të shfaqin njoftime. Ndërsa aplikacionet që harxhojnë më së shumti baterinë e smartfonit tuaj por vetëm kur jeni duke i përdorur ato janë Amazon, Kindle, Snapchat, LINE, Spotify, Netflix dhe Amazon Shopping. Në Shtetet e Bashkuara konsumatori më i madh i baterisë renditet cuditërisht Wal-Mart.
Ndërkohë përsa i përket aplikacioneve lojra, firmës analitike AVG iu desh ti studionte ato individualisht për shkak të numrit të madh të aplikacioneve në këtë segment. U zbulua se lojrat që konsumojnë më shumë energji janë Candy Crush Soda Saga, Candy Crash Saga, Clash of Clans, CrossyRoad dhe Solitare. Për të reduktuar konsumin e baterisë AVG paraiqit disa truke për ta bërë këtë si limitimin e njoftimeve, reduktimin e frekuencës së rifreskimeve, fikja e Wi-fi, Bluetooth, GPS, ulja e ndricimit etj. Ky studim u bazua në të dhënat e marra nga 1 milion përdorues Android të antivirusit AVG në botë në tre muajt e parë të 2015. (PC World Albanian)