Zodiak Ditor

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e enjte 31 tetor 2019?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

LUANI

Ju presin 48 orë forcë dhe energji; dikush është kthyer nga një debat apo një krizë me partnerin e vet, por gjithçka është e rikuperueshme, ju keni yjet në anën tuaj! Për punën është e nevojshme të përballeni me shtigje të reja dhe zgjidhje të reja, por jeni shumë të pakënaqur me atë që keni dhe dëshironi të ndryshoni atmosferë. Nëse po merreni me një punë ose mjedis të ri, jepini vetes ca kohë që të ambientoheni, përpara se të mendoni të ndryshoni përsëri!

AKREPI

Priten lajme për ju! Një detyrë e madhe ju pret dhe këtë herë ju keni kartat e duhura për të fituar! Ata që ndjehen të dëmtuar nga ngjarjet e së kaluarës, ose po shërohen nga një krizë që po lënë pas, duhet të fshijnë të gjitha emocionet negative dhe të shikojnë përpara me optimizëm dhe pozitivitet. Gjithçka që fillon tani është e favorshme dhe një fundjavë shumë e dobishme për ndjenjat ju pret.

Leave a Reply

Back to top button