Zodiak Ditor

Cilat janë dy shenjat më me fat për sot, e martë 18 dhjetor 2018?

Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme:

GAFORRJA

Sot do jeni më të vendosur se më parë dhe falë Hënës do i hidhni hapat më të sigurta. Qetësia që do ju karakterizojë do jetë vërtet e adhurueshme. Shumë planetë do të mbrojnë jetën tuaj në çift. Çastet e ngrohta do jenë mbizotërueset. Edhe besimi dhe respekti midis jush do të rritet së tepërmi. Nëse jeni vetëm, Venusi do krijojë një klimë shumë të përshtatshme për të dashuruar. Gjithsesi mos u nxitoni pa kuptuar qartësisht se çfarë doni në të vërtetë. Në punë do i përkushtoheni me mish e me shpirt finalizimit të projektit të nisur prej kohësh. Do i impresiononi kolegët dhe do bëni edhe disa ziliqarë. Financat  nuk do jenë të mira, prandaj do ju duhet të merrni hua tek dikush që i besoni.

UJORI

Hëna dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t’ua larguar mërzitjen dhe për t’iu bërë më të logjikshëm. Pas mesditës do ndiheni më të qetë e më të frymëzuar. Nëse keni një lidhje bashkëpunoni me partnerin që gjërat të shkojnë mirë. Nëse kohët e fundit keni pasur tension gjithçka do qartësohet. Ju beqarët do jeni romantikë dhe do kërkoni me ngulm personin e zemrës. Delikatesa në veprim dhe aftësia juaj joshëse do iu bëjë të arrini atje ku doni. Në punë detyra e re do ju apasionojë më tepër dhe nuk do ndaleni asnjë minutë. Disa kolegë të vjetër do iu japin mbështetje të pakushtëzuar. Situata financiare do jetë e turbullt. Do doni të përmbushni disa dëshira dhe do shpenzoni shumë. Kujdes sepse buxheti e ka një fund.

Leave a Reply

Back to top button